Hoxhë Sinan Rushiti

Hoxhë Sinan Rushiti

168 subscribers

Verified Channel
Hoxhë Sinan Rushiti
Hoxhë Sinan Rushiti
February 10, 2025 at 11:19 AM
✒️ Shejh Ibn Uthejmini ,رحمه الله, ka thënē: **"Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën nëse Allahu e vonon pranimin e lutjes sate. Allahu nuk të ka urdhëruar që ta lusësh Atë për diçka, përveçse sepse dëshiron ta pranojë atë. Prandaj, mos u ngut duke menduar se lutja jote nuk po pranohet, por përkundrazi, bëj durim dhe vazhdo të këmbëngulësh në lutje. Ndoshta Allahu e vonon pranimin e lutjes sate për një arsye më të mirë për ty – që të të shohë duke e përsëritur atë dhe duke iu lutur Atij me përulësi dhe sinqeritet. Në këtë mënyrë, ti fiton shpërblim të madh dhe veprat e tua të mira shtohen. Nëse Allahu do ta pranonte menjëherë çdo lutje, ndoshta njerëzit do ta linin lutjen dhe nuk do të ndienin nevojën për t'iu drejtuar Atij vazhdimisht. Por duke vonuar përgjigjen, Allahu të jep mundësinë të forcosh lidhjen tënde me Të, të bëhesh më i durueshëm dhe të shtosh devotshmërinë tënde. Prandaj, mos u dëshpëro dhe mos ndalo së luturi, sepse Allahu e di më së miri se kur dhe si është më e mira për ty që të pranohet lutja jote."** 📚 Sherh Rijad es-Salihin (293/4)
❤️ 1

Comments