
Hoxhē Sinan Rushiti Hoxhë Sinan Rushiti
February 17, 2025 at 10:21 PM
Këshillë për hir të Allahut:
“Asgjë nuk meriton trishtim dhe pendim në jetën tënde, përveç neglizhencës tënde ndaj Allahut.”
Gëzohu që je ende gjallë edhe sot!
Në këtë ditë do të falësh namaze, do të mbjellësh vepra të mira dhe do të japësh lëmoshë. Ti je fituesi që përfiton nga çdo minutë, sepse ajo nuk do të kthehet më në Ditën e Keqardhjes (Kiameti).
Njerëzit që do të pendohen më së shumti në botën tjetër janë ata që i kanë shpërdoruar jetët e tyre, edhe nëse hyjnë në Xhenet!
Nga një shkallë në tjetrën në Xhenet, do të ngjitesh duke lexuar një ajet, duke bërë një tesbih, një tahmid apo një tehlil. Tregtia me Allahun nuk ka kufi, e Ai është më Bujari për të shpërblyer.
Le të vazhdojmë të bëjmë vepra të mira me kohën që na ka mbetur nga jeta jonë!

❤️
3