
Hoxhē Sinan Rushiti Hoxhë Sinan Rushiti
February 28, 2025 at 03:56 PM
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
Të dashur vëllezër dhe motra,
Me zemër të pastër dhe lutje të sinqerta, ju uroj mirëseardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit! Ky është një muaj i mëshirës, i faljes dhe i shpëtimit nga zjarri i Xhehenemit.
Profeti ﷺ ka thënë:
"Kur vjen Ramazani, hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe prangosen shejtanët."
(Buhariu & Muslimi)
Allahu na dhuroi këtë muaj për t’u pastruar nga gjynahet, për të forcuar devotshmërinë dhe për t’u afruar më shumë me Të. Le të agjërojmë me sinqeritet, le të falim namazin me përkushtim dhe ta mbushim zemrën me Kuran e vepra të mira.
Lus Allahun:
🤲 T’ju japë agjërim të lehtë dhe të pranuar!
🤲 T’ju mbushë shtëpitë me bereqet dhe qetësi!
🤲 T’ju forcojë në ibadet dhe t’ju falë mëkatet!
🤲 T’ju bëjë prej atyre që lirohen nga zjarri i Xhehenemit në këtë muaj të madhërishëm!
🌙 Ramazan Mubarek!
Me respekt, Sinan Rushiti
❤️
1