Germin Connect - Diaspora Network
Germin Connect - Diaspora Network
February 24, 2025 at 05:44 PM
Programi OriginAL po transformon mënyrën se si të rinjtë shqiptarë rilidhen me trashëgiminë e tyre. Përmes këtij udhëtimi në vendet e të parëve, 150 të rinj tashmë kanë eksploruar rrënjët e tyre, duke forcuar identitetin kulturor dhe etnik, duke u lidhur me vendet e origjinës, dhe krijuar lidhje të qëndrueshme me bashkëmoshatarë nga 25 shtete. Sot, në vitin e katërt të programit, e hapim thirrjen për aplikime për tre grupet e OriginAL 2025—një mundësi tranformuese për të rinjtë shqiptarë të moshës 18-24 vjeç, kudo në botë. Ju ftojmë të shpërndani këtë mundësi. Inkurajoni të rinjtë në komunitetin tuaj të aplikojnë, ndajeni këtë thirrje me familjarët apo miqtë tuaj, apo në çfarëdo mënyrë tjetër që ndihmon në amplifikimin e këtij mesazhi. Linqet relevante të programit: https://linktr.ee/originalbanian
❤️ 4

Comments