Selefi.org
February 1, 2025 at 09:07 PM
💐 Dobi nga Shejkh Abdur-Rezzak el-Bedër
💎 [34] Gra të sëmura pas epsheve të tyre
Në kohën tonë, shumë gra i ka kapluar sëmundja e epsheve dhe kjo sëmundje i ka shtrirë ato për toke, prandaj edhe kanë rënë në shumë lloje të gjynaheve. Për këtë arsye, në shumicën e vendeve islame dhe në shumë rajone, shikon se gratë dalin të zhveshura dhe i shfaqin haptazi bukuritë e tyre.
Kjo lakuriqësi nuk është njohur kurrë në historinë e jetës së gruas muslimane në periudhën e parë të Islamit duke filluar nga Sahabijet e ndershme dhe nga gratë besimtare, të sinqerta, të turpshme dhe të ndershme që i ndoqën me përpikëri Sahabijet. Gratë e kësaj kohe janë bërë si të sëmura dhe nuk e kanë fare problem që t’i shfaqin vendet e turpshme dhe provokative të trupit të tyre.
Një grua zbulon gjoksin, ajo e dyta zbulon qafën, e treta i zbulon flokët, e katërta zbulon kërcinjtë dhe kofshët, si dhe shumë lloje të tjera të zhveshjes, zbukurimit dhe shfaqjes së bukurive të tyre dhe imani i tyre nuk i pengon aspak nga kjo gjë. Nuk kanë turp dhe frikë nga i Gjithëmëshirshmi.
A nuk u shkon ndërmend këtyre grave se do të ringjallen dhe do të qëndrojnë para Allahut?!
A nuk u shkon ndërmend këtyre grave se ato trupa të bukur që kanë dhe ato pjesë provokative që kanë në trupin e tyre, do t’ju vijë një ditë ku do të mbulohen me dhé, e do t’i hanë krimbat, pastaj do të ringjallen dhe do të dënohen për çdo të keqe që kanë bërë dhe për çdo vepër të shëmtuar që e kanë vepruar?!
Çfarë i ka mashtruar ato që t’u bjerë imani i tyre?!
Çfarë i ka mashtruar ato që janë bërë të paturpshme?!
Çfarë është ajo që i ka bërë ata të degjenerohen deri në këtë nivel të ulët dhe të bien deri në këtë gradë të poshtër?!
🔹Burimi: https://www.al-badr.net/muqolat/2780
Përktheu: Jeton Shasivari
✅#dobi_të_shkurta
Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹