
Selefi.org
February 4, 2025 at 04:41 PM
💐 Dobi nga Shejkh Abdur-Rezzak el-Bedër
💎 [38] Pengesat
Ne e kemi obligim që në çdo çast të ruhemi nga pengesat të cilat e pengojnë njeriun në rrugëtimin e tij për tek Allahu dhe në arritjen e kënaqësisë së Tij. Ato janë tre pengesa të rrezikshme:
1️⃣ T’i bësh shirk Allahut,
2️⃣ Bidati në fe,
3️⃣ Të gjitha llojet e mëkateve.
Sa i përket pengesës së shirkut, shpëtimi prej saj plotësohet duke iu përkushtuar Allahut sinqerisht me Teuhid dhe duke e veçuar të Madhëruarin e të Lartësuarin me adhurim.
Sa i përket pengesës së bidatit, shpëtimi prej saj arrihet me kapjen pas Sunetit dhe pasimin e Sunetit të Pejgamberit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Sa i përket pengesës së mëkateve, shpëtimi prej saj arrihet me distancimin prej tyre dhe pendim të sinqertë kur bie në gjynahe.
🔹Burimi: https://www.al-badr.net/muqolat/2966
Përktheu: Servet Mata
✅#dobi_të_shkurta
Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹