
Selefi.org
February 7, 2025 at 09:28 PM
💐 Dobi nga Shejkh Abdur-Rezzak el-Bedër
💎 [41] Vetëbesimi
Një ndër gabimet që po qarkullon midis njerëzve është thirrja në vetëbesim. Të kesh besim në diçka do të thotë të mbështetesh në atë gjë, madje të besuarit në diçka në thelb do të thotë mbështetje (teuek-kul), ndërsa mbështetja duhet të jetë vetëm tek Allahu dhe te askush tjetër, siç ka ardhur në lutjet e transmetuara:
«اللَّهُمَّ رَحْمَتَكَ أَرْجُو فَلاَ تَكِلْنِى إِلَى نَفْسِى طَرْفَةَ عَيْنٍ، وَأَصْلِحْ لِى شَأْنِى كُلَّهُ لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ».
“O Allah! Unë shpresoj në mëshirën Tënde! Andaj, mos më lër të mbështetem në veten time as sa një përpëlitje e syrit! Përmirësoji të gjitha çështjet e mia! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje!”
📖Shejkh Muhamed bin Ibrahim, në librin e tij “Fetaua ue Rasail” (1/170), në pyetjen: “A është obligim që të kemi vetëbesim? Ai u përgjigj duke thënë: “Nuk është obligim dhe nuk lejohet të kesh besim në vete. Ka ardhur në hadith:
وَلَا تَكِلْنِي إِلَى نَفْسِي طَرْفَةَ عَيْنٍ
“...dhe mos më lër që të mbështetem në veten time as sa një përpëlitje e syrit.”
🔹Burimi: https://www.al-badr.net/muqolat/2989
Përktheu: Jeton Shasivari
✅#dobi_të_shkurta
Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹