
Selefi.org
February 9, 2025 at 12:17 PM
💐 Dobi nga Shejkh Abdur-Rezzak el-Bedër
💎 [43] Të drejtat e dijetarëve
Është detyrë që t’i mbrojmë të drejtat e dijetarëve, qofshin ata të gjallë apo të vdekur, qofshin afër nesh apo larg nesh. T’i duam dijetarët me gjithë zemër dhe t’i nderojmë. Ti përmendim për të mirë dhe të lutemi për ta. Gjithashtu, të përpiqemi të marrim nga dituria e tyre dhe të përfitojmë nga njohuritë e tyre. Të mësojmë edukatë nga edukata e tyre dhe morali i tyre. Të mos i shajmë dijetarët, të mos i përqeshim dhe të mos i nënçmojmë, sepse këto janë nga gjynahet më të mëdha dhe poshtërsitë më të mëdha. Ka ardhur në hadith se Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë:
لَيْسَ مِنْ أُمَّتِي مَنْ لَمْ يُجِلَّ كَبِيرَنَا وَيَرْحَمْ صَغِيرَنَا وَيَعْرِفْ لِعَالِمِنَا حَقَّهُ
“Nuk është prej Umetit tim ai që nuk i respekton pleqtë tanë, nuk i mëshiron të vegjlit tanë dhe nuk e njeh të drejtën e dijetarëve tanë.”
🔹Burimi: https://www.al-badr.net/muqolat/3078
Përktheu: Jeton Shasivari
✅#dobi_të_shkurta
Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹