Selefi.org
Selefi.org
February 10, 2025 at 02:27 PM
💎 Emrat dhe nofkat e Pejgamberit (alejhi salatu ue selam) ✒️ Imam Nasiruddin el-Albani Ai është zotëria i bijve të Ademit, krenaria e tyre në dunja dhe ahiret. Emrat dhe nofkat e tij janë: 💠 Ebul-Kasim (babai i Kasimit) 💠 Ebu Ibrahim (babai i Ibrahimit) 💠 Muhammed (i lavdëruari) 💠 Ahmed (më i lavdëruari) 💠 El-Mahij (larguesi), përmes të cilit largohen gjurmët e kufrit. 💠 El-‘Aakib (i fundit), pas të cilit nuk ka pejgamber tjetër. 💠 El-Hashir (i ringjalluri i parë), pas të cilit do të ringjallen të gjithë njerëzit. 💠 El-Mukaffij (ndjekësi i gjurmëve), i cili ndoqi gjurmët e pejgamberëve të tjerë. Ai është Pejgamberi i mëshirës, i pendimit, i betejave të ashpra, vula e Pejgamberëve dhe robi i Allahut (AbdUllah). Ai është ibn AbdUllah, bin Abdul-Muttalib, bin Hashim, bin AbduMenaf, bin Kasij, bin Kilab, ibn Murr-rrah, bin Ka'b, ibn Luej, ibn Galib, ibn Fehr, ibn Malik, ibn en-Nadr, ibn Kinaneh, ibn Khuzejmeh, ibn Mudrikeh, ibn Iljas, ibn Mudar, ibn Nezar ibn Ma'd ibn Adnan, i cili është prej bijve të Ismailit (alejhis-selam) gjë për të cilën nuk ka dyshim, pa marrë parasysh mospajtimeve se sa baballarë ka pasur mes tyre. 📖 Sahihu Sirati en-Nebeuijjeh, fq. 9 Përktheu: Servet Mata 📖 Artikulli në faqe: http://selefi.org/index.php/te-ndryshme/2028-emrat-dhe-nofkat-e-pejgamberit-imam-albani Mund të na ndiqni në: 📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber 🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹

Comments