Selefi.org
Selefi.org
February 18, 2025 at 03:46 PM
💐 Dobi nga Shejkh Abdur-Rezzak el-Bedër 💎 [50] Njohja e Allahut Njoha e Allahut përmes emrave të Tij më të bukur dhe cilësive të Tij madhështore, është një kapitull fisnik i diturisë i cili lë gjurmë të pashlyera tek ai që interesohet për këtë njohje. Ka thënë Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ashtu siç ka ardhur në Dy Sahihët, nga hadithi i Ebu Hurejras, radijAllahu anhu: إِنَّ لِلَّهِ تِسْعَةً وَتِسْعِينَ اسْمًا مِائَةً إِلَّا وَاحِدًا مَنْ أَحْصَاهَا دَخَلَ الْجَنَّةَ “Vërtet Allahu ka 99 emra. Ai që i mëson ata, ka për të hyrë në Xhenet.” Medito për këtë fryt të vyeshëm të cilin e arrin ai që i mëson këta 99 emra të Allahut. Sa fryt madhështor që është! Nuk është për qëllim me fjalën “Ai që i mëson ata” vetëm mësimi përmendësh i atyre emrave duke mos pasur dije për domethëniet dhe kuptimet e tyre dhe duke mos bërë atë që kërkojnë ata emra dhe detyrat që lypen nga këta emra. Mësimi i këtyre emrave do të thotë të kesh dituri për kuptimet e emrave të Allahut duke i mësuar ata përmendësh, duke i kuptuar ata siç duhet dhe duke qenë i gatshëm për t’iu nënshtruar plotësisht gjërave që kërkojnë ata emra. Pra, janë tre shkallë: 🔢 Mësimi i tyre përmendësh. 🔢 Kuptimi i domethënieve të tyre. 🔢 Kryerja e adhurimeve që janë të veçanta për çdo emër. Çdo emër i Allahut përmban një adhurim të caktuar që ndërlidhet me atë emër dhe këto adhurime kërkojnë prej teje që të kesh dituri për atë emër. Shumë emra të Allahut tregojnë për adhurime të caktuara. Sa shumë nevojë ka robi që të rreket ta mësojë këtë dije fisnike, që të jetë nga ata njerëz të cilëve u është dhënë ky premtim fisnik.  🔹Burimi: https://www.al-badr.net/muqolat/3072 Përktheu: Jeton Shasivari ✅#dobi_të_shkurta Mund të na ndiqni në: 📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber 🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹

Comments