Selefi.org
Selefi.org
February 20, 2025 at 01:31 PM
💐 Dobi nga Shejkh Abdur-Rezzak el-Bedër 💎 [51] Lindja është dy llojëshe Pendimi dhe kthimi tek Allahu i Patëmeta konsiderohet një lindje e re për njeriun, ngaqë shembulli i errësirës së gjynaheve të cilat e mbulojnë robin, është njësoj si shembulli i placentës që mbështjell fetusin në mitrën e nënës së tij. Nëse gjynahqari pendohet, ai është njësoj sikur të jetë formësuar sërish, jo si formësimi i tij i parë në bark, është njësoj sikur të ketë rilindur. 💎Ka thënë Ibën Tejmijjeh, Allahu e mëshiroftë: “Lindja është dy llojëshe: një lloj është lindja që dihet, kurse lloji i dytë është rilindja e zemrës dhe shpirtit, dalja e tyre nga placenta e shpirtit dhe errësira e karakterit.” E ka përcjellë Ibnul-Kajjim, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij Medarixh es-Salikin, vëll.3/fq.69. 🔹Burimi: https://www.al-badr.net/muqolat/3179 Përktheu: Alban Malaj ✅#dobi_të_shkurta Mund të na ndiqni në: 📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber 🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹

Comments