
Selefi.org
February 21, 2025 at 08:35 AM
💐 Dobi nga Shejkh Abdur-Rezzak el-Bedër
💎 [52] Mos lakmo pas të mirave të njerëzve
Ai që nuk lakmon pas të mirave që kanë njerëzit, do të jetojë me dinjitet dhe krenari. E ai që e lidh zemrën e tij pas të mirave që kanë njerëzit, do të jetojë si njeri i nënçmuar dhe i poshtëruar. Ai që e lidh zemrën pas Allahut dhe nuk shpreson nga dikush tjetër vetëm se nga Allahu, nuk kërkon për nevojat e tij përveç se nga Allahu, nuk mbështetet te dikush tjetër përveç se në Allahun, atëherë Allahu do t’ia plotësojë nevojat e tij të dunjasë dhe të ahiretit.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
أَلَيْسَ اللَّهُ بِكَافٍ عَبْدَهُ
“A nuk është Allahu Ai që i mjafton robit të Tij?” Ez-Zumer, 36
Gjithashtu Ai thotë:
وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ
“Ai që i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij.” Et-Talak, 3
Suksesi është në Dorën e Allahut, të Vetmit i Cili nuk ka ortak.
🔹Burimi: https://www.al-badr.net/muqolat/3133
Përktheu: Jeton Shasivari
✅#dobi_të_shkurta
Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹