
Selefi.org
February 22, 2025 at 07:29 AM
💐 Dobi nga Shejkh Abdur-Rezzak el-Bedër
💎 [53] Namazi i Sabahut me xhemat
Vërtet që falja e rregullt e namazit të Sabahut me xhemat është shenjë e vërtetësisë së imanit dhe shenjë që tregon për Islamin e fortë. E nëse njeriu nuk është prezent në namazin e Sabahut me xhemat, kjo është dëshmi për dobësinë e imanit dhe fetarisë së tij, një argument për nënshtrimin përpara egos dhe tekave të tij, si dhe një disfatë përpara epsheve të tij. E si mund të gëzohet me gjumin ai që nuk është prezent në namazin e Sabahut?!
E si mund të kënaqet në dyshek, ndërsa Muslimanët janë në xhami në shtëpitë e Allahut duke përjetuar leximin e Kuranit në namazin e Sabahut, duke dëgjuar me vëmendje fjalimin e ëmbël të Allahut dhe duke kaluar pranverën e Xheneteve të Tij?
E si mund t'i japin përparësi kënaqësisë së gjumit e të dyshekut përpara kënaqësisë së shpëtimit e të adhurimit dhe të kryerjes së këtij adhurimi madhështor?! Një gjë të tillë nuk e bën veçse një i humbur dhe i privuar! I kërkojmë mbrojtje Allahut prej humbjes dhe rrugës së njerëzve të privuar!
🔹Burimi:https://www.al-badr.net/muqolat/3149
Përktheu: Servet Mata
✅#dobi_të_shkurta
Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹