
Selefi.org
February 23, 2025 at 09:31 AM
💐 Dobi nga Shejkh Abdur-Rezzak el-Bedër
💎 [54] Prej dobive të martesës…
Martesa është zbatim i urdhërit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, është pasim i Sunetit të Profetit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe të Dërguarve të tjerë që erdhën përpara tij; me martesën realizohet kënaqja e epshit me hallall, arrihet gëzimi i zemrës dhe lumturia e shpirtit; martesa është ruajtje për organet gjenitale dhe është mburojë për nderin; martesa ndihmon në uljen e shikimit dhe largimit nga fitnet; martesa siguron vazhdimësinë e rracës njerëzore dhe popullimin e tokës; martesa shton Umetin Islam, shton fuqinë e tij dhe e bën atë mos të ketë nevojë për të tjerët; martesa është shkak që Profeti – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – të krenohet me Umetin e tij përballë popujve të tjerë, në Ditën e Kijametit.
Martesa mundëson formimin e familjeve, afrimin e tyre me njëri-tjetrin dhe forcimin e lidhjeve dhe raporteve mes tyre; martesa siguron marrjen e të drejtave bashkëshortore, ku secili nga dy bashkëshortët do të shpërblehet nga Allahu, nëse i japin të drejtat përkatëse njëri tjetrit për hirë të Allahut të Plotfuqishëm e të Madhërishëm; nëpërmjet martesës arrihen fëmijët dhe shpërblimi për edukimin dhe rritjen e tyre; martesa është mirësi për gjithë Umetin, për individin dhe për xhematin, për burrat dhe gratë, për fenë dhe për dynjanë, për të tashmen dhe për të ardhmen.
🔹Burimi:https://www.al-badr.net/muqolat/3226
Përktheu: Alban Malaj
✅#dobi_të_shkurta
Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹