Selefi.org
Selefi.org
February 24, 2025 at 04:04 PM
💐 Dobi nga Shejkh Abdur-Rezzak el-Bedër 💎 [57] HasbijAllahu ue Ni’mel-Uekiil (Më mjafton mua Allahu dhe Ai është Kujdestari më i mirë!) Kjo fjalë e begatshme thuhet në dy raste: në rastin kur kërkon dobitë dhe në rastin kur kërkon të largosh dëmet. Për rastin e parë ka ardhur Fjala e Allahut të Madhëruar e të Lartësuar: وَلَوْ أَنَّهُمْ رَضُوا مَا آتَاهُمُ اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَقَالُوا حَسْبُنَا اللَّهُ سَيُؤْتِينَا اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ وَرَسُولُهُ إِنَّا إِلَى اللَّهِ رَاغِبُونَ “Por nëse ata do të ishin të kënaqur me ato që ua dha Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe të thonin 'HasbunAllah!', 'Na mjafton neve Allahu dhe padyshim që Allahu do të na japë neve dhe të Dërguarit të Tij nga Mirësia e Tij dhe padyshim që Ne dëshirojmë që të afrohemi tek Allahu!'…” [et-Teubeh, 59] Për rastin e dytë ka ardhur Fjala e Allahut të Madhëruar e të Lartësuar: ﴿ٱلَّذِينَ قَالَ لَهُمُ ٱلنَّاسُ إِنَّ ٱلنَّاسَ قَدۡ جَمَعُواْ لَكُمۡ فَٱخۡشَوۡهُمۡ فَزَادَهُمۡ إِيمَٰنٗا وَقَالُواْ حَسۡبُنَا ٱللَّهُ وَنِعۡمَ ٱلۡوَكِيلُ ١٧٣ فَٱنقَلَبُواْ بِنِعۡمَةٖ مِّنَ ٱللَّهِ وَفَضۡلٖ لَّمۡ يَمۡسَسۡهُمۡ سُوٓءٞ وَٱتَّبَعُواْ رِضۡوَٰنَ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ ذُو فَضۡلٍ عَظِيمٍ١٧٤﴾ “Janë ata, të cilëve u thanë njerëzit: 'Me të vërtetë që njerëzit janë tubuar për t’ju sulmuar prandaj ju duhet t’ua kini frikën atyre!' Porse kjo ua shtoi akoma më shumë imanin atyre dhe thanë: 'Neve na mjafton Allahu dhe Ai është Kujdestari më i mirë!' Kështu, ata u kthyen me begati nga Allahu dhe me mirësi, nuk i preku asgjë e keqe dhe ndoqën Kënaqësinë e Allahut. E me të vërtetë që Allahu është Poseduesi i mirësisë madhështore!” [Aal ‘Imran, 173-174] Dhe të dyja këto çështje: arritja e dobive dhe largimi i dëmeve, janë tubuar së bashku te Fjala e Allahut të Madhëruar e të Lartësuar: ﴿وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۚ قُلۡ أَفَرَءَيۡتُم مَّا تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ إِنۡ أَرَادَنِيَ ٱللَّهُ بِضُرٍّ هَلۡ هُنَّ كَٰشِفَٰتُ ضُرِّهِۦٓ أَوۡ أَرَادَنِي بِرَحۡمَةٍ هَلۡ هُنَّ مُمۡسِكَٰتُ رَحۡمَتِهِۦۚ قُلۡ حَسۡبِيَ ٱللَّهُۖ عَلَيۡهِ يَتَوَكَّلُ ٱلۡمُتَوَكِّلُونَ٣٨﴾ “Thuaj: A i shikoni ju ata idhujt që po u luteni në vend të Allahut, nëse Allahu dëshiron të më godasë me ndonjë dëmtim, a janë në gjendje ata që të ma largojnë atë dëmtim? E nëse Allahu dëshiron që të më zbresë diçka prej mëshirës së Tij, a e ndalojnë dot ata mëshirën e Tij? Thuaj: HasbijAllah! (Mua më mjafton Allahu!) Atij duhet t’i mbështeten ata që kërkojnë mbështetje.” [ez-Zumer, 38] Domethënë: thuaj “HasbijAllah” (Mua më mjafton Allahu!), që të arrish mirësitë dhe që të largosh dëmtimet dhe fatkeqësitë. 🔹Burimi: https://www.al-badr.net/muqolat/3206 Përktheu: Alban Malaj ✅#dobi_të_shkurta Mund të na ndiqni në: 📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber 🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹

Comments