
Selefi.org
February 25, 2025 at 02:25 PM
💐 Dobi nga Shejkh Abdur-Rezzak el-Bedër
💎 [58] O kërkues i mirësisë, afrohu! O kërkues i ligësisë, përmbahu!
Thirrësi i Allahut që në çdo natë të muajit Ramadan, i thërret me këto dy thirrje madhështore robërit e Allahut që agjërojnë, konsiderohet nxitës i madh dhe shtytës i fuqishëm për muslimanët që të garojnë në mirësi dhe të përmbahen nga rënia në gjynahe e harame.
Shpirtrat e njerëzve janë dy llojëshe:
- Shpirti që e do mirësinë dhe e kërkon atë. E pikërisht për të është kjo thirrja: O kërkues i mirësisë, afrohu!
- Shpirti që e do ligësinë dhe e kërkon atë. E pikërisht për të është kjo thirrja: O kërkues i ligësisë, përmbahu!
Pastaj, njerëzit e Imanit edhe pse nuk e dëgjojnë këtë thirrje me veshët e tyre përgjatë netëve të muajit të bekuar të Ramadanit, prapëseprapë janë të bindur që ai ndodh me të vërtetë, ngaqë i ka njoftuar për të i Sinqerti të cilit i është besuar përcjellja e Shpalljes; ai i cili nuk flet nga epshi i tij, lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.
🔹Burimi: https://www.al-badr.net/muqolat/3297
Përktheu: Alban Malaj
✅#dobi_të_shkurta
Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹