Selefi.org
Selefi.org
February 26, 2025 at 01:34 PM
💐 Dobi nga Shejkh Abdur-Rezzak el-Bedër 💎 [59] Shoqëruesit më të virtytshëm Me të vërtetë që, shoqëruesit më të virtytshëm dhe bashkudhëtarët më të mirë që ka njeriu, janë pikërisht veprat e tij të mira, e askush s’ka për të hyrë bashkë me të në varrin e tij, me përjashtim të këtij shoqëruesi. Ka transmetuar Bezzari në librin e tij el-Musned dhe Bejhakiu në librin e tij Shu’ab el-Ijman, nga hadithi i transmetuar nga Ebu Hurajrah – radijAllahu ‘anhu –, se Profeti – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë: مَثَلُ ابْنِ آدَمَ وَمَالِهِ وَعَمَلِهِ مَثَلُ رَجُلٍ لَهُ ثَلَاثَةُ أَخِلَّاءَ, قَالَ لَهُ أَحَدُهُمْ: أَنَا مَعَكَ مَا دُمْتَ حَيًّا, فَإِذَا مُتَّ فَلَسْتَ مِنِّي وَلَا أَنَا مِنْكَ, فَذَلِكَ مَالُهُ, وَقَالَ الْآخَرُ: أَنَا مَعَكَ, فَإِذَا بَلَغْتَ إِلَى قَبْرِكَ فَلَسْتَ مِنِّي وَلَسْتُ لَكَ, فَذَلِكَ وَلَدُهُ، وَقَالَ الْآخَرُ: أَنَا مَعَكَ حَيًّا وَمَيِّتًا فَذَلِكَ عَمَلُهُ. “Shembulli i birit të Ademit me pasurinë dhe veprën e tij, është si shembulli i atij njeriut që ka tre shokët. Njëri prej tyre i tha atij: “Unë jam me ty për sa kohë që ti jeton! Kur të vdesësh, ti s’ke më punë me mua dhe as unë s’kam më punë me ty!” Ai është pasuria e tij. Kurse shoku tjetër i thotë: “Unë jam me ty, ama kur të mbërrish te varri jot, ti s’ke më punë me mua dhe as unë s’kam më punë me ty!” Ai ishte biri i tij. Kurse i treti i tha: “Unë jam me ty gjallë a vdekur!” Ai ishte vepra e tij.” Ka transmetuar Ibnul-Kajjim në librin e tij Raudatul-Muhibbiin, se një njeri i mençur është pyetur: “Kush janë shoqëruesit më të virtytshëm?” Kurse ai tha: “Veprat e mira!” Pra, vepra e mirë është një shoqërues i virtytshëm për të zotin e saj. Andaj, kush neglizhon në vepra të mira, do të bëhet pishman tej mase. 🔹Burimi: https://www.al-badr.net/muqolat/3382 Përktheu: Alban Malaj ✅#dobi_të_shkurta Mund të na ndiqni në: 📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber 🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹

Comments