Selefi.org
Selefi.org
February 27, 2025 at 07:57 PM
💐 Dobi nga Shejkh Abdur-Rezzak el-Bedër 💎 [60] Rrezikshmëria e Shejtanit Me të vërtetë që, armiqësia që ka Shejtani me njeriun është e moçme dhe e vazhdueshme. Edhe kurthi dhe komploti i tij është tejet i rëndë dhe i thellë. Ai synon që t’i bëjë keq njeriut dhe gjithmonë rri në pritë kundër tij. Ai i qaset njeriut nga të gjitha rrugët dhe shtigjet, duke ngritur kurthe, komplote, pengesa dhe devijime, i jep kurajo atij që të mos i bindet Allahut dhe të bëjë gjynahe, e shtyn që të bjerë në harrame e mëkate, e pengon nga bindja për Zotin, Mbretin, të Gjithëdijshmin Suprem. Kur`ani ka ajete të shumta, më shumë se njëqind e pesëdhjetë, të cilat përmbajnë paralajmërimin kundër këtij armiku dhe sqarojnë kurthin e tij, komplotin e tij, fëlliqësirën e tij, sherrin e tij, pëshpëritjen e tij, ngacmimin e tij, cytjen e tij, në mënyrë që të paralajmërohen robërit dhe të ruhen nga ky armik kaq i rrezikshëm. Por, a e kuptojmë ne realisht rrezikun që kanos ky armik? A po ruhemi ne nga gjurmët e tij? A e konsiderojmë atë realisht armik, ashtu siç na ka urdhëruar Zoti ynë, apo ne po i bindemi atij dhe po shkojmë mbas gjurmëve të tij? 🔹Burimi: https://www.al-badr.net/muqolat/3467 Përktheu: Alban Malaj ✅#dobi_të_shkurta Mund të na ndiqni në: 📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber 🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹

Comments