Selefi.org
Selefi.org
February 28, 2025 at 08:21 PM
Për sa i përket zemrës, unë po ju pyes tani, a janë zemrat tuaja gjithmonë në të njëjtën gjendje? Jo, ndonjëherë janë të shkujdesura, ndonjëherë janë të kthyera kah Zoti, ndonjëherë janë duke medituar, ndonjëherë janë në gjallëri të qartë, ndonjëherë zemra jote përjeton një gjallëri në të cilën ndjen një kënaqësi të cilën do ta kujtojë për një kohë të gjatë, ndoshta kujton gjendjen kur njeriu ka qëndruar përpara Allahut të Plotfuqishëm e të Madhërishëm, duke falur namaz, duke bërë sexhde, përpara tridhjetë vitesh apo më shumë, në varësi të moshës së njeriut, ngaqë ato çaste kanë lënë gjurmë në zemrën tënde. Pra, të tilla gjëra duhet që t’i shfrytëzojmë, duhet t’i shfrytëzojmë dhe të mos i neglizhojmë, ngaqë neglizhimi është sikur vdekja, është ngurtësim për zemrën dhe vdekje për zemrën. Pra, Ibnul-Kajjimi thotë: “Pasha Allahun, zemrat tona po t’i kishim përmirësuar, do të copëtoheshin tërë dëshpërim ngaqë janë privuar!” Zemrat do të copëtohen nga dëshpërimi dhe nga privimi i tyre.” Burimi: Sherh Nunijeh Ibnil-Kajjim, kaseta nr.57 Përktheu: Alban Malaj 📱 Videoja në Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=rHEf8dX40sM 📖 Artikulli në faqe: https://selefi.org/index.php/etike/272-pastrimi-dhe-zbukurimi-i-vetvetes-me-virtytet/3242-zemrat-tona-po-t-i-kishim-permiresuar-do-te-copetoheshin-tere-deshperim-ngaqe-jane-privuar-shejkh-iben-uthejmini Mund të na ndiqni në: 📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber 🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹

Comments