
Selefi.org
May 17, 2025 at 09:13 PM
🆕 Thotë Ibn Kajjim, Allahu e mëshiroftë:
"Shenja e pranimit të veprës tënde është zhvlerësimi, zvogëlimi dhe nënvlerësimi i saj në zemrën tënde, aq sa i dituri i kërkon falje Allahut gjatë bërjes së një adhurimi.
I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - i kërkonte falje Allahut tre herë sapo jepte selam në përfundimin e namazit.
Po ashtu Allahu i ka urdhëruar besimtarët të kërkojnë falje në përfundimin e Haxhit, si dhe i ka lavdëruar ata që kërkojnë falje gjatë namazit të natës.
Gjithashtu i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - e ka ligjësuar pendimin dhe kërkimin e faljes pas abdesit.
Ai që i ka dëshmuar obligimet e Zotit të tij, sasinë e veprave të tij, mangësitë e vetes së tij, nuk do të gjejë zgjidhje tjetër përveçse t'i kërkojë falje Zotit të tij për veten e tij, si dhe ta zhvlerësojë dhe nënvlerësojë veten e tij përpara Tij."
وعلامة قبول عملِك: احتقاره واستِقلاله وصغره في قلبك؛ حتى إنَّ العارف لَيَستغفرُ الله عقيب طاعته، وقد كان رسول الله ﷺِ إذا سلَّم من الصلاة استغفر الله ثلاثًا، وأمَرَ الله عباده بالاستغفار عُقيب الحج، ومَدَحَهم على الاستغفار عقيب قيام الليل، وشَرَع النبي ﷺِ عقيب الطهور ؛ التوبة والاستغفار. فمَن شهد واجب ربه، ومقدار عمله، وعيب نفسه ؛ لم يجد بُدًّا من استغفار ربِّه منهُ، واحتقاره إياه واستصغاره
📚 Medarixhus-salikiin, 2/62
Përktheu: Servet Mata
Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
❤️
👍
13