Selefi.org
Selefi.org
June 1, 2025 at 02:56 AM
💎Thotë Ibnul Xheuzij, Allahu e mëshiroftë: "Dijeni, Allahu ju mëshiroftë, se këto dhjetë ditët e Dhul-Hixhes nuk janë si ditët e tjera. Ato përmbajnë dhjetë veçori: 1) E para është se Allahu i Plotëfuqishëm e i Madhëruar është betuar mbi ato dhjetë ditë, ku thotë: "Pasha dhjetë ditët (e Dhul-Hixhes)!" [El-Fexhr, 2]. 2) E dyta është se Ai i ka quajtur ato në Kur'an si ditët e njohura, ku thotë: "Përmendeni Emrin e Allahut në ditët e njohura!" [El-Haxh, 28]. Ka thënë Ibn Abbasi, radijAllahu anhu: Ato janë dhjetë ditët e Dhul-Hixhes. 3) E treta është se i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - dëshmoi se ato janë ditët më të mira të vitit. 4) E katërta është se ai - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - nxiti për të vepruar vepra të mira gjatë tyre. 5) E pesta është se ai - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka urdhëruar për të bërë sa më shumë tesbih (SubhanAllah), tehmid (Elhamdulil-Lah), dhe tehlil (la ilahe il-lAllah) gjatë këtyre ditëve. 6) E gjashta është se te këto ditë është dita e ter'uijes. Ka thënë ez-Zahidij, Allahu e mëshiroftë: "Është quajtur dita e ter'uijes (mbartjes), sepse në Arafat nuk ka pasur ujë, prandaj haxhinjtë mbartnin ujë një ditë para ditës së Arafatit. 7) E shtata është se gjatë këtyre ditëve është dita e Arafatit dhe agjërimi i saj shlyen gjynahet e dy viteve. 8) E teta është se gjatë këtyre ditëve është nata e grumbullimit, e ajo është nata e Muzdelifes, ku e kemi sqaruar pozitën e saj. 9) E nënta është se në këto ditë është Haxhi, i cili është shtyllë prej shtyllave të Islamit. 10) E dhjeta është se në këto ditë është Kurbani, i cili është shenjë dalluese e popullit të Ibrahimit dhe e sheriatit të Muhammedit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -." اعْلَمُوا رَحِمَكُمُ اللَّهُ أَنَّ عَشْرَكُمْ هَذَا لَيْسَ كَعَشْرٍ وَهُو يحتِوي عَلَى فَضَائِلَ عَشْرٍ: الأُولَى: أَنَّ اللَّهَ عَزَّ وجل أقسم به فقال {وليال عشر}. وَالثَّانِيَةُ: أَنَّهُ سَمَّاهُ الأَيَّامَ الْمَعْلُومَاتِ فَقَالَ تَعَالَى: " ويذكروا اسم الله في أيام معلومات " قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: هِيَ أَيَّامُ الْعَشْرِ. وَالثَّالِثَةُ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ شَهِدَ لَهُا بِأَنَّهُ أَفْضَلُ أَيَّامِ الدُّنْيَا. وَالرَّابِعَةُ: حثه عَلَى أَفْعَالِ الْخَيْرِ فِيهِا. وَالْخَامِسَةُ: أَنَّهُ أَمَرَ بِكَثْرَةِ التَّسْبِيحِ وَالتَّحْمِيدِ وَالتَّهْلِيلِ فِيهِا. وَالسَّادِسَةُ: أَنَّ فيه يوم التروية. قَالَ الزَّاهِدِيُّ: وَإِنَّمَا سُمِّيَ بِيَوْمِ التَّرْوِيَةِ لأَنَّ عَرَفَاتٍ لَمْ يَكُنْ بِهَا مَاءٌ فَكَانُوا يَتَرَوَّوْنَ مِنَ الْمَاءِ إِلَيْهَا. وَالسَّابِعَةُ: أَنَّ فِيهِ يَوْمَ عَرَفَةَ وَصَوْمُهُ بِسَنَتَيْنِ. وَالثَّامِنَةُ: أَنَّ فِيهِ لَيْلَةَ جَمْعٍ وَهِيَ لَيْلَةُ الْمُزْدَلِفَةِ، وَقَدْ سَبَقَ بَيَانُ فَضْلِهَا. وَالتَّاسِعَةُ: أَنَّ فِيهِ الْحَجَّ الَّذِي هُوَ رُكْنٌ مِنْ أَرْكَانِ الإِسْلامِ. وَالْعَاشِرَةُ: وُقُوعُ الأُضْحِيَةِ الَّتِي هِيَ عَلَمٌ لِلْمِلَّةِ الإِبْرَاهِيمِيَّةِ وَالشَّرِيعَةِ الْمُحَمَّدِيَّةِ 📚Et-tebsirah, 124 Përktheu: Servet Mata Mund të na ndiqni në: 📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
❤️ 7

Comments