
Selefi.org
June 4, 2025 at 09:23 AM
💠Thotë Shejkh Uthejmin, Allahu e mëshiroftë:
"Prej umetit të tij - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - e vazhduan pasimin e rrugës së tij ata të cilët iu përgjigjën Allahut dhe të Dërguarit të Tij - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -, e ata janë krijesat më të mira; si sahabët, tabi'inët dhe ata që i pasuan me përpikëri. Të këtillët e praktikuan Sheriatin e tij, iu përmbajtën sunetit të tij, u kapën fortë pas tij me dhëmballë, në akide dhe adhurime, në moral dhe edukatë.
Prandaj, ata janë grupi që vazhduan të jenë qartësisht në të vërtetën, të cilët nuk i dëmton as ai që i tradhëton, e as ai që i kundërshton derisa të vijë urdhëri i Allahut të Lartësuar e t'i gjejë në atë gjendje."
فسار على ذلك أُمّتُه الذين استجابوا لله ورسوله صلى الله عليه وسلم، وهم خِيرَة الخلق من الصحابة والتابعين والذين اتبعوهم بإحسانٍ، فقاموا بشريعته وتمسّكوا بسنته وعضوا عليها بالنواجذ عقيدةً وعبادةً، خلقاً وأدباً، فصاروا هم الطائفة الذين لا يزالون على الحقّ ظاهرين، لا يضرّهم من خذلهم أو خالفهم حتى يأتي أمر الله تعالى وهم على ذلك.
🔸Shpjegim:
▪️Fjala e tij: "..ata janë krijesat më të mira", domethënë: Krijesat më të mira pas Pejgamberëve.
▪️Fjala e tij: "..me dhëmballë", domethënë: Kjo është shprehje figurative që tregon kapjen e fortë pas sunetit.
▪️Fjala e tij: "..në akide", domethënë: Akideja është e ndërtuar mbi njohjen e Allahut, e Emrave të Tij dhe e Cilësive të Tij.
▪️Fjala e tij: "..dhe adhurim", domethënë: Janë ato që bëhen me gjymtyrët e trupit, si rukuja, sexhdeja, e të tjera.
📖Sherhu akideti ehlis-sunneh, 43
Përktheu: Servet Mata
Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
❤️
8