
Selefi.org
June 5, 2025 at 10:44 AM
💎 Thotë Ibn Rexheb, Allahu e mëshiroftë:
"Kush e humbi qëndrimin në Arafat këtë vit, le të qëndrojë me nënshtrim ndaj Allahut me të drejtat e njohura që i takojnë Atij.
Kush nuk arriti dot të kalojë natën në Muzdelifeh, le t'i kalojë netët me vendosmëri në bindje ndaj Allahut, kështu afrohet tek Ai dhe nderohet.
Kush nuk mundi të qëndrojë e të falet në xhaminë el-Khajf, le të qëndrojë për Allahun mes shpresës dhe frikës prej Tij.
Kush nuk mundi të sakrifikojë një kurban në Mina, le të sakrifikojë epshin e tij aty ku ndodhet sepse ky është kurban më i madh.
Kush nuk arriti dot të falet në Qabe sepse ajo është larg tij, le t'i drejtohet Zotit të Qabes sepse Ai është më afër damarit të qafës së atij që i lutet dhe shpreson prej Tij."
من فاته في هذا العام القيام بعرفة فليقم لله بحقه الذي عرفه. من عجز عن المبيت بمزدلفة فليبت عزمه على طاعة الله، وقد قربه وأزلفه. من لم يمكنه القيام بأرجاء الخيف، فليقم لله بحق الرجاء والخوف. من لم يقدر على نحر هديه بمنى فليذبح هواه هنا وقد بلغ المنى. من لم يصل إلى البيت لأنه منه بعيد فليقصد رب البيت؛ فإنه أقرب إلى من دعاه ورجاه من حبل الوريد
📖Letaiful-me'arif, 500
Përktheu: Servet Mata
Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
❤️
8