
Selefi.org
June 10, 2025 at 07:24 AM
💎Thotë Shejkh Uthejmin, Allahu e mëshiroftë:
"Ne besojmë në Rububijen e Allahut të Lartësuar, që do të thotë se Ai është Zoti, Krijuesi, Sunduesi, Drejtuesi i të gjitha çështjeve."
فنؤمن بربوبيّة الله تعالى، أيْ: بأنه الربّ الخالق الملك المدبر لجميع الأمور.
📝Shpjegimi:
Zot, domethënë Krijues, kështu që Ai është Krijuesi i vetëm. Ndërsa kur krijimi i atribuohet krijesës, nuk është për qëllim krijimi Hyjnor, por është për qëllim ndryshimi. Për shembull kur themi se njeriu krijoi një derë prej druri, ky nuk është krijim në realitet por është ndryshimi i gjendjes së drurit nga origjina e tij në një derë.
Po ashtu, sundimi i plotë i përket vetëm Zotit të botëve, të Plotfuqishëm e të Madhërishëm. Madje edhe sundimi im ndaj stilolapsit tim, nuk është sundim i plotë, sepse unë kam mundësi ta përdor atë përveç aq sa më është lejuar, kështu që ky nuk është sundim i plotë. Ndërsa Zoti i Plotfuqishëm e i Madhërishëm ka sundim të plotë.
Gjithashtu Ai është Drejtuesi dhe Organizuesi i të gjitha çështjeve. Organizimi ynë i nevojave tona dhe i punëve të shtëpive tona nuk është organizim absolut.
Pra, Rububija përfshin tre gjëra:
E para është krijimi, Allahu i Lartësuar është Krijuesi i çdo gjëje.
E dyta është sundimi, Allahu i Lartësuar është Sunduesi i çdo gjëje.
E treta është drejtimi dhe organizimi absolut. Kjo i përket vetëm Allahut.
Argumenti për krijimin dhe organizimin është Fjala e Allahut të Lartësuar: "Pa dyshim që i Tij është krijimi dhe Atij i takon çdo çështje." [El-Ea'raf, 54]
Fjala "Atij i takon çdo çështje", domethënë organizimi dhe drejtimi i tyre.
Ndërsa argumenti për sundimin është Fjala e të Lartësuarit: "Vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i tokës." [Al Imran, 189]
📚Sherhu akideti ehlis-sunneh, 48
Përktheu: Servet Mata
Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
❤️
4