
Selefi.org
June 11, 2025 at 08:31 AM
💎Thotë Shejkh Uthejmin, Allahu e mëshiroftë:
"Ne besojmë në uluhijen e Allahut të Lartësuar, që do të thotë se Ai është i adhuruari i vetëm me të drejtë dhe se çdo i adhuruar tjetër përveç Tij është i kotë."
ونؤمن بألوهية الله تعالى، أيْ: بأنه الإله الحقّ، وكلَّ معبود سواهُ باطلٌ.
Shpjegimi:
Ky është teuhidi uluhijeh.
Allahu i Madhëruar e i Lartësuar thotë: "Allahu dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij, po ashtu dëshmojnë edhe Melaiket dhe njerëzit e dijes. Ai përherë vepron me drejtësi. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij, të Plotfuqishmit, të Urtit." [Al 'Imran, 18]
Edhe ata që adhurohen përveç Allahut janë të adhuruar, por janë të adhuruar të kotë, thjeshtë një emërtim, siç thotë i Lartësuari: "Vërtetë që ata që ju i adhuroni përveç Allahut janë vetëm emra që ju i keni vendosur." [En-Nexhm, 23]
Argument se ato janë të adhuruar është se vet Allahu i Lartësuar i ka quajtur të adhuruar, siç thotë i Lartësuari: "Kështu që të adhuruarit e tyre, të cilëve u luteshin përveç Allahut, nuk u erdhën dot në ndihmë atyre." [Hud, 101]
Po ashtu thotë i Lartësuari: "E mos lut asnjë të adhuruar tjetër përveç Allahut!" [El-Kasas, 88]
Pra ky adhurim përveç Allahut është adhurim i kotë, thjeshtë një emërtim, prandaj dhe autori e thotë: "..çdo i adhuruar tjetër përveç Tij është i kotë." Argumenti për këtë fjali është Fjala e Allahut të Lartësuar: "Kjo sepse Allahu është i adhuruari i vërtetë dhe çdo gjë tjetër që adhurohet përveç Tij është e kotë." [El-Haxh, 62]
📚Sherhu akideti ehlis-sunneh, 50
Përktheu: Servet Mata
Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
❤️
7