
Hoxhë Sinan Rushiti
June 14, 2025 at 02:15 AM
Mos prit derisa të jetë vonë…
Do të vijë një ditë kur do ta kuptosh:
Se namazi ishte më i mirë se gjumi – por ti zgjodhe të flesh.
Se Kurani të qetësonte – por ti e largove.
Se dhikri e bekonte ditën tënde – por ti u përtove.
Se istigfari ta shtonte riskun – por ti e harrove.
Se namazi i natës ta mbushte zemrën me dritë – por ti e le pas dore.
Se dera e pendimit ishte gjithmonë e hapur – por ti e shtyve.
Kuptoje këtë sot, jo nesër. Kthehu… 💛
A je menduar ndonjëherë se sa e bukur është thirrja e ezanit?
Një thirrje që të fton në paqe, në mëshirë, në afërsi me Allahun. 🤍
❤️
3