
Hoxhë Sinan Rushiti
June 17, 2025 at 03:09 AM
U lodha...
U lodha duke dëgjuar fjalët tua për luftën në Gaza, për gjenocidin që ndodh atje – dhe me të drejtë zemërohesh, lëndohesh, dhe flet.
Por a e ke menduar ndonjëherë se lufta më e madhe nuk është vetëm jashtë teje, por brenda teje?
U lodha duke të parë duke folur për padrejtësitë e botës, kurse padrejtësia më e madhe po ndodh në zemrën tënde – aty ku e ke lënë fenë të fiket dalëngadalë.
Ti qan për fëmijët që vriten në Gaza – dhe duart e tua nuk ngriten as në agim për të kërkuar mëshirë për ta.
Ti zemërohesh për shpërnguljen e popullit të pafajshëm – por shpërngulja më tragjike është ajo e besimit nga zemra jote.
Gjenocidi më i heshtur është ai që po ndodh në shpirtin tënd.
Se ti nuk zgjohesh për ta falur sabahun me xhemat në xhami.
Drita e sabahut të pret çdo ditë, por ti zgjedh terrin e gjumit.
Thirrja e ezanit të godet veshët – por jo zemrën.
Vëlla i dashur,
Çohu! Sepse nesër mund të mos ketë më sabah për ty.
Çohu, se pa namaz nuk ka fitore – as në Gaza, e as në zemrën tënde.
Çohu, se Allahu të pret në shtëpinë e Tij para se dielli të lindë.
❤️
👍
4