
Edukimi i Fëmijëve
17 subscribers
About Edukimi i Fëmijëve
Edukimi i fëmijëve Fëmijët janë ardhmëria jonë në këtë kanal do të gjeni, këshilla, falja e Namazit, suret e shkurta për ti mësuar fëmijët fillestarë më lehtë suret përmendësh. Kanali në Youtube: https://www.youtube.com/channel/UCvndpK-_TqXBOk6roeqcQDg Kanali në Whatsapp: https://whatsapp.com/channel/0029Va5nISNLdQeYsR1Exg3t Kanali në Telegram: https://t.me/sureteshkurta
Similar Channels
Swipe to see more
Posts

Fëmijët janë dhunti prej Allahut Një fëmijë që të shtrëngon fort, që të ndjek nga pas në çdo lëvizje nga dhoma në dhomë dhe derdhet në krahët e tu në fund të ditës, nuk është fëmijë me probleme, por një fëmijë në një strehë të sigurt, një zemër që ndihet e sigurt kur është afër zemrës tënde. Ti je shtëpia për të, qetësia gjatë rrëmujës, mbështetja gjatë stuhive. Nuk ka nevojë për më shumë pavarësi - ka nevojë për praninë tënde. Dhe, fakti që të kërkon vazhdimisht nuk do të thotë dobësi, por është dëshmia më e mirë e një dashurie dhe kujdesi të dhënë si duhet. Allahu i ruajt fëmijët tanë i bëftë të dobishëm dhe shembull për të mirë Huazuar


Rëndësia e Namazit dhe Rreziku i Lënies së Tij Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Vëllezër të nderuar! Tema e sotme është një nga temat më madhore në fenë tonë: namazi – shtylla e dytë e Islamit dhe lidhja jonë e përditshme me Allahun. Do të flasim për rëndësinë e tij, si dhe për rrezikun e madh që paraqet lënia apo neglizhenca ndaj tij. Pjesa 1: Argument nga Kur'ani Allahu i Madhëruar thotë: {فَخَلَفَ مِنْ بَعْدِهِمْ خَلْفٌ أَضَاعُوا الصَّلَاةَ وَاتَّبَعُوا الشَّهَوَاتِ فَسَوْفَ يَلْقَوْنَ غَيًّا * إِلَّا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا فَأُولَئِكَ يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ وَلَا يُظْلَمُونَ شَيْئًا} (Merjem: 59–60) “Pastaj pas tyre erdhën pasardhës që e humbën namazin dhe ndoqën epshet; ata do të kenë dënim të rëndë. Përveç atyre që pendohen, besojnë dhe bëjnë vepra të mira – ata do të hyjnë në xhenet dhe nuk do t’u bëhet padrejtësi.” Pjesa 2:Argument nga Hadithi I dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: «إنَّ بيْنَ الرَّجُلِ وبيْنَ الشِّرْكِ والْكُفْرِ تَرْكَ الصَّلاةِ» “Mes njeriut dhe shirkut e kufrit është lënia e namazit.” (Transmeton Muslimi, nr. 82 – Sahih) Ky hadith është një paralajmërim i fuqishëm nga i Dërguari i Allahut. Ai tregon se namazi është kufiri ndarës mes besimit dhe mosbesimit. Dobi dhe kuptime të hadithit 1. Namazi është bazë e fesë: Pas dëshmisë së besimit, namazi është shtylla më e rëndësishme e Islamit. 2. Lënia e namazit me mohimin e detyrimit(obligueshmërisë )të tij është kufër (mosbesim) me konsensusin (pajtimin) e dijetarëve. 3. Lënia e tij nga përtacia apo neglizhenca është kufër që të nxjerr nga feja, sipas shumë dijetarëve dhe është transmetuar konsensus i sahabëve për këtë. 4. Kush e fal nganjëherë dhe e lë nganjëherë, është nën kërcënimin e ndëshkimit(sipas disa dijetarëve) Pjesa 4: Disa forma të lënies së namazit që konsiderohen rrezik Lënia e tij plotësisht *Moskujdesi dhe neglizhenca ndaj rregullsisë së tij *Vonesat nga koha e caktuar *Mospërmbushja e kushteve dhe shtyllave të tij #Thirrje për reflektim Vëllezër dhe motra! Mos e neglizhoni namazin. Ai është rruga e shpëtimit në këtë botë dhe në botën tjetër. Mos lejoni që përtacia, angazhimet apo dëshirat e dynjasë t’ju largojnë nga kjo shtyllë e fesë. #Kush ka qenë neglizhent, le të #pendohet sot dhe të kthehet tek Allahu. Ai që ruan namazin e tij, le ta ruajë edhe më shumë dhe le t’i ftojë të tjerët në këtë rrugë të drejtë. #Lutje O Allah, bëna prej atyre që e falin namazin në kohë, me përkushtim dhe sinqeritet. Na ruaj nga përtacia dhe mosrespektimi ndaj këtij adhurimi madhështor. Na e prano pendimin dhe na bën prej banorëve të xhenetit! Amin! Hoxhë Muharrem Jakupi Na ndiqni në Whatsapp: https://whatsapp.com/channel/0029Va9rTxd1CYoKUeB4Ms0m Na ndiqni në Telegram: https://t.me/perkujtim_vellazeror

#Pyetja❓: Një burrë është sprovuar me shikimin e filmave pornografikë, cili është gjykimi i fesë për këtë? #Përgjigjja✍🏻: Gjykimi i fesë për këtë çështje është i njohur dhe i qartë në fenë islame: Kjo është haram (e ndaluar) dhe nuk lejohet. ✍🏻 Kjo përfshihet në argumentet që urdhërojnë për uljen e shikimit (mosshikimin e haramit). 🔵 Dhe në hadithin ku i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “A do ta doje këtë për nënën tënde… për motrën tënde… për tezen tënde… për hallën tënde?” – e kështu me radhë. 🔴 Kjo është një sëmundje e rrezikshme për zemrën, që kërkon kujtesë dhe ndërgjegjësim për ndëshkimin dhe fuqinë e Allahut. 🔴 Ai që shikon këtë lloj pamjesh, e madhron shikimin e krijesave dhe nuk e madhron shikimin e Allahut ndaj tij, dhe kjo është një sjellje e shëmtuar. ✍🏻 Prandaj, të parët tanë të devotshëm thoshin: “Mos e bëj Allahun më të pavlerësuarin nga ata që të shikojnë.” ✍🏻 Dhe gjithashtu thoshin: “Mos u bëj mik i Allahut në pamje të jashtme, e armik i Tij në fshehtësi.” 🔵 Dhe më madhështor se kjo është Fjala e Allahut të Madhëruar: {Ata fshihen nga njerëzit, por nuk fshihen nga Allahu, dhe Ai është me ta, kur planifikojnë natën atë që Ai nuk e pëlqen…} (Surja En-Nisa: 108) 🔴 Allahu e shikon atë, ndërsa ai qëndron i ulur mbi këtë mëkat pa ndonjë turp apo frikë nga Allahu! 💥 Ai e di se Allahu do ta pyesë për fotot dhe videot që ka parë nga harami. 🔵 Prandaj, le të kujtojë Fjalën e Allahut të Madhëruar: {Vërtet Zoti yt është në pritë} (Surja El-Fexhr: 14) 🔵 Dhe fjalën e Tij: {Ai që të sheh kur ngrihesh} (Surja Esh-Shuara: 218) 🔵 Dhe: {Dhe Ai është me ju kudo që të jeni} (Surja El-Hadid: 4) 🔵 Dhe: {Allahu nuk i fshihet asgjë në tokë e në qiell} (Surja Ali Imran: 5) 🔵 Dhe: {Ai e di tradhtinë e syve dhe atë që fshehin zemrat} (Surja Gafir: 19) 🔴 Le t’i ndiejë këto ajete madhështore dhe të shikojë vetveten. Le të gjykojë njeriu veten, e të kujtojë se Allahu ka xhelozi, dhe xhelozia e Allahut është që robi të mos bëjë atë që Allahu e ka ndaluar. 🔵 Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Allahu është xheloz, dhe xhelozia e Tij është që robi të bëjë atë që Ai ka ndaluar." 📚 Buhari dhe Muslim. ☄️ Nëse je vetëm një ditë, mos thuaj: Jam i vetëm, por thuaj: Ka mbi mua një Mbikëqyrës! ☄️ Mos mendo se Allahu harron për asnjë çast, dhe as që ajo që fshehesh prej Tij i ikën Atij. 🔴 Detyra është që ky njeri (dhe muslimanët në përgjithësi) të jenë të sinqertë dhe të pastër përbrenda dhe përjashta, të ndiejnë madhështinë e Allahut dhe të ndiejnë turp nga Ai. 🔴 Dhe kush është në këtë gjendje, duhet të ketë frikë nga Allahu dhe ta ruajë vetveten, në vetmi e në shoqëri, në fshehtësi e në publik. 💥 Duhet të ndiejë madhështinë e Allahut dhe mbikëqyrjen e Tij, të qëndrojë me frikën ndaj Tij, dhe të largohet nga mëkatet. 🔴 Duhet të ketë frikë dhe devotshmëri ndaj Allahut dhe të pendohet nga këto mëkate. 🔴 Dhe të dijë se ne jemi udhëtarë të vdekjes, ndaj le të shtojmë përmendjen e saj, sepse të gjithë do të largohemi nga kjo botë. Me çfarë do të largohemi? Dhe cili është furnizimi ynë për botën tjetër? 🔵 Nga Ebu Hurejra Allahu qoftë i kënaqur me të transmetohet se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Përmendni shpesh shkatërruesin e kënaqësive: vdekjen.” 📚 Transmetuar nga Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxhe 🔴 Hadith i saktë nga Albani Kush e përmend shpesh vdekjen, ajo do të shfaqet në veprat e tij. ☄️ Do t’i kthehet adhurimeve, do të largohet nga haramet, dhe do të shmanget nga shkeljet e sheriatit. 🔴 Kujtimi i vdekjes bën që robi të ndiejë turp nga Allahu dhe të mos bie në mëkate. ☄️ O zemër e pavëmendshme ndaj vdekjes, Shumë shpejt do të jesh mes të vdekurve. ☄️ Kujto vendin tënd para se të shkosh atje, Dhe pendoju Allahut për argëtimet dhe kënaqësitë. ☄️ Vdekja ka cak, e do të vijë patjetër, Kujto fatkeqësitë e ditëve e orëve që shkuan. ☄️ Mos u mashtroni nga kjo botë dhe zbukurimet e saj, Sepse momenti i vdekjes është afër, o njeri me mend. 🔴 Le ta dijë secili prej nesh se do të qëndrojmë para Allahut, dhe do të na pyet për çdo shikim, mendim dhe dëshirë të ndaluar. 🔴 Duhet të kemi turp nga Allahu, të jetojmë me frikë e devotshmëri ndaj Tij, të pendohemi dhe të kthehemi tek Ai me sinqeritet, që të shpëtojmë nga shkatërrimet. 🔴 Lusim Allahun që të na bëjë dobi të gjithëve me këtë këshillë, dhe të na bëjë nga robërit e Tij të drejtë dhe të devotshëm. Allahu është Mbrojtësi. ✍🏻 Abdul Rakib bin Emin Qaid > Ndaje dhe ti këtë për të shpërndarë të mirën dhe shpërblimin! Hoxhë: Muharrem Jakupi

Sot fillon dhjetë ditëshi i parë i muajit Dhul Hixhe. Këto ditë Allahu i Madhëruar i ka përmendur në Kur’an dhe për këtë arsye ato kanë një vlerë shumë të madhe, prandaj duhet shfrytëzuar sa më shumë në vepra të mira. Allahu i Madhëruar betohet në këto ditë: “Pasha Agimin, Pasha dhjetë ditët, Pasha tekun dhe çiftin…” I dërguari i Allahut për këtë ajet të Kur’anit sqaron: “Dhjetë ditët janë ditët e kurbanit (të muajit Dhul Hixhe), “teku” është dita e Arafatit,ndërsa çifti dita e kurbanit”. Gjatë këtyre ditëve preferohet përmendja e shpeshtë e Allahut. Përmendja e Allahut pëlqehet në çdo kohë, por në këto ditë ajo është akoma më e pëlqyeshme. Në mënyrë të veçantë do të vinim theksin në përmendjen e tekbirit (Allahu Ekber), Tehlilit (La ilahe il`Allah), dhe Tahmidit (Elhamdulilah). Allahu i Madhëruar thotë: “me të vërtetë zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut?!”. Allahu i Madhëruar në librin e Tij, na nxit që ta përmendim sa më shumë Allahun: “Dhe kujtojeni Allahun në ditët e caktuara”; këto ditë janë ditët e haxhit(në ditët e Dhulhixhes). Pendimi është më se i nevojshëm në këto ditë, për shkak se ai ka si shpërblim faljen e mëkateve nga Allahu i Madhëruar. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: O robërit eMi të cilët e keni ngarkuar veten me gabime, mos i hiqni shpresat nga mëshira e Allahut. Vërtet, Allahui fal të gjitha mëkatet." Seid ibn Xhubejri رضي الله عنه na tregon: Kur hynin dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes, i dërguari i Allahut falej aq shumë sa askush nuk falej si ai, dhe thoshte: “Mos i fikni llambat e këtyre netëve të Dhul Hixhes!”, ngaqë i pëlqente shumë adhurimi në këto netë të bekuara. I dërguari i Allahut i ka nxitur besimtarët që këto kohë të begata t’ia kushtojnë adhurimit të Allahut, me qëllim që të pastrojnë shpirtrat prej mekateve e të meritojnë mirësinë e shpërblimit e Allahut. Ibn Abbasi رضي الله عنه transmeton se Pejgamberi صلى الله عليه و سلم , ka thënë: ''Nuk ka ditë në të cilën veprat e mira janë më të dashura tek Allahu se sa veprat e mira në këto ditë ''- duke iu referuar dhjetë ditëve të para të Dhul-Hixhes.'' (Buhariu) Pejgamberi صلى الله عليه و سلم, e veçoi rëndësinë dhe madhësinë e këtyre ditëve në hadith, ku thotë Pejgamberi صلى الله عليه وسلم : "Ditët më të mira në këtë botë janë dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes". Imam Ahmedi transmeton se Pejgamberi صلى الله عليه وسلم , ka thënë: "Nuk ka ditë më me vlerë e më të preferuara të Allahut të Plotfuqishëm për të bërë vepra të mira se në këto ditë, për këtë arsye, përmendni shpesh tehlil (La ilaheil-la Allah), tekbir (Allahu Ekber), dhe tahmid (Elhamdulillah)." (Ahmedi) Veprat e mira që mund të bëjmë gjatë këtyre ditëve 1. Falja e namazeve nafile ditore (duke filluar së pari me namazet farz )dhe ato të natës. Pejgamberi صلى الله عليه و سلم , ka thënë: “Bëjë shumë sexhde, sepse nuk ka sexhde që do të bësh Allahut, e që Ai të mos të ngrit në derexhe (pozitë) më të lartë dhe të fshijë një gjynah." Kjo tregon se këto net kanë një vlerë të madhe, dhe se ibadeti në to ka shpërblim të posaçëm, siç është ndër to edhe falja e namazit vullnetar, leximi i Kuranit, etj., e që e gjithë kjo është traditë e të parëve tanë të pastër në fe. 2. Pendimi (Tevbe). Edhe pse pendimi duhet të bëhet vazhdimisht, është veçanërisht e rëndësishme për të përfituar nga këto ditë të bekuara dhe sa më shumë duhet të pendohemi sinqerisht dhe t'i kthejmë zemrat tona ka adhurimi i Allahut Fuqiplotë dhe Falës i Madh. 3. Bamirësia ndaj prindërve. 4. Vizita e të afërmve, miqve, të afërmve, të sëmurëve. 5. Leximi i Kuranit dhe të mësuarit tjerëve Kuranin, veçanërisht në këto ditë. 6. Qëndrimi në xhami në mes të namazeve, sidomos qëndrimi në xhami pas namazit të sabahut e deri në agim, lindjen e diellit. 7. Bërja e dhikrit (të përmendurit e Allahut të Madhëruar, sidomos pas namazeve, para gjumit, në mëngjes dhe mbrëmje, duke thënë sa më shumë tehlila (la ilaheil-laAllah), Tekbir (Allahu Ekber), tahmid (Elhamdulillah)) etj. 8. Dhënie e sadakasë (lëmoshës), edhe nëse është një sasi e pakët, mos e anashkalo gjatë këtyre ditëve. 9. Thirrja e njerëzve në fenë e Allahut, duke shpjeguar rregullat e fesë së Allahut për ata që kanë nevojë. 10. Ruajtja maksimale dhe largimi nga mëkatet, sidomos mëkateve të mëdha si: tallja me fe, mos falja e namazit në kohën e vet dhe vonimi i namazit, gibeti, thash e theme, gënjeshtra, shikimi në gjëra të ndaluara, kamata, ryshfeti, etj. Hoxhë Muharrem Jakupi Na ndiqni në Whatsapp: https://whatsapp.com/channel/0029Va9rTxd1CYoKUeB4Ms0m Na ndiqni në Telegram: https://t.me/perkujtim_vellazeror

Lutja për fëmijët أُعِيذُكٓ بِكَلِماتِ اللَّهِ التَّامَّةِ، مِنْ كُلِّ شَيْطَانٍ وَهَامَّةٍ، وَمِنْ كُلِّ عَيْنٍ لَامَّةٍ Kërkoj mbrojtje për ty , me fjalët e përsosura të Allahut, prej së keqes së çdo shejtani dhe kafshe, që vret me helmin e saj dhe prej të keqes së çdo syri të keq.

Allahu i Lartësuar thotë: Obligimi për edukimin e fëmijëve, në radhë të parë, iu është ngarkuar prindërve, ngase ata janë shkaktarët e ardhjes së fëmijëve të tyre në këtë botë, pastaj mësuesëve të mësim-besimit dhe arsimtarëve e profesorëve të shkollave nëpër të cilat kalon fëmiu - nxënësi i tyre. Prindërit janë edukatorët e parë të fëmiut, dhe shtëpia e prindërve është shtëpia e parë në të cilën fëmiu merr mësimet e para. Për të qenë edukimi i suksesshëm dhe i frytshëm, së pari duhet që vetë prindërit të jenë të edukuar në frymën islame, t’i kryejnë obligimet fetare dhe të largohen prej atyre gjërave që janë të ndaluara në fe. Këtë e kërkon edhe Allahu i Lartësuar ku që në fillim të ajetit, që e cituam më lartë thotë: “O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj...” [Tahrimë, 6]

Allahu i Lartësuar thotë: "O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët." Tahrim:6 Obligimi për edukimin e fëmijëve, në radhë të parë, iu është ngarkuar prindërve, ngase ata janë shkaktarët e ardhjes së fëmijëve të tyre në këtë botë, pastaj mësuesëve të mësim-besimit dhe arsimtarëve e profesorëve të shkollave nëpër të cilat kalon fëmiu - nxënësi i tyre. Prindërit janë edukatorët e parë të fëmiut, dhe shtëpia e prindërve është shtëpia e parë në të cilën fëmiu merr mësimet e para. Për të qenë edukimi i suksesshëm dhe i frytshëm, së pari duhet që vetë prindërit të jenë të edukuar në frymën islame, t’i kryejnë obligimet fetare dhe të largohen prej atyre gjërave që janë të ndaluara në fe. Këtë e kërkon edhe Allahu i Lartësuar ku që në fillim të ajetit, që e cituam më lartë thotë: “O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj...” [Tahrimë, 6] https://t.me/sureteshkurta https://whatsapp.com/channel/0029Va5nISNLdQeYsR1Exg3t

Allahu i Lartësuar thotë: "O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët." Tahrim:6 Obligimi për edukimin e fëmijëve, në radhë të parë, iu është ngarkuar prindërve, ngase ata janë shkaktarët e ardhjes së fëmijëve të tyre në këtë botë, pastaj mësuesëve të mësim-besimit dhe arsimtarëve e profesorëve të shkollave nëpër të cilat kalon fëmiu - nxënësi i tyre. Prindërit janë edukatorët e parë të fëmiut, dhe shtëpia e prindërve është shtëpia e parë në të cilën fëmiu merr mësimet e para. Për të qenë edukimi i suksesshëm dhe i frytshëm, së pari duhet që vetë prindërit të jenë të edukuar në frymën islame, t’i kryejnë obligimet fetare dhe të largohen prej atyre gjërave që janë të ndaluara në fe. Këtë e kërkon edhe Allahu i Lartësuar ku që në fillim të ajetit, që e cituam më lartë thotë: “O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj...” [Tahrimë, 6] https://t.me/sureteshkurta https://whatsapp.com/channel/0029Va5nISNLdQeYsR1Exg3t