Edukimi i Fëmijëve
Edukimi i Fëmijëve
February 8, 2025 at 07:14 PM
Allahu i Lartësuar thotë: Obligimi për edukimin e fëmijëve, në radhë të parë, iu është ngarkuar prindërve, ngase ata janë shkaktarët e ardhjes së fëmijëve të tyre në këtë botë, pastaj mësuesëve të mësim-besimit dhe arsimtarëve e profesorëve të shkollave nëpër të cilat kalon fëmiu - nxënësi i tyre. Prindërit janë edukatorët e parë të fëmiut, dhe shtëpia e prindërve është shtëpia e parë në të cilën fëmiu merr mësimet e para. Për të qenë edukimi i suksesshëm dhe i frytshëm, së pari duhet që vetë prindërit të jenë të edukuar në frymën islame, t’i kryejnë obligimet fetare dhe të largohen prej atyre gjërave që janë të ndaluara në fe. Këtë e kërkon edhe Allahu i Lartësuar ku që në fillim të ajetit, që e cituam më lartë thotë: “O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj...” [Tahrimë, 6]

Comments