
Përkujto se përkujtimi ju bën dobi besimtarëve
74 subscribers
About Përkujto se përkujtimi ju bën dobi besimtarëve
🍀 Allahu i Lartësuar thotë: "Pasha kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën dhe i këshillojnë njëri-tjetrin në durim." ASR, 1 - 3 Hoxhë Muharrem Jakupi Na ndiqni në Whatsapp: https://whatsapp.com/channel/0029Va9rTxd1CYoKUeB4Ms0m Na ndiqni në Telegram: https://t.me/perkujtim_vellazeror Na ndiqni në Facebook https://www.facebook.com/muharrem.muharrem.710667
Similar Channels
Swipe to see more
Posts

Evropa e civilizimit po del më e prapambetur se arabët në kohën e injorancës. Periudha para shpalljes së Islamit në Arabinë e shekullit të 6-7 ishte një kohë e njohur si "Xhahilije" (periudha e injorancës). Në këtë kohë, arabët jetonin në shoqëri fisnore, patriarkale dhe shpeshherë të egër, ku nderi i fisit ishte vlera më e madhe, edhe më shumë se jeta e një individi. Në këtë kontekst: #Djemtë konsideroheshin pasuri: ata ishin luftëtarë, trashëgimtarë dhe mbrojtës të fisit. #Vajzat shpesh shiheshin si të dobëta, si barrë ekonomike dhe si rrezik për nderin e familjes. Para ardhjes së Islamit, në disa pjesë të Arabisë paraislame, ka ekzistuar një praktikë e njohur si mbytja e fëmijëve, veçanërisht mbytja e vajzave të sapolindura. Kjo praktikë njihet në arabisht si "wa’d" (الوأد) dhe ka qenë një fenomen i përhapur në disa fise arabe. Arsyet kryesore për këtë veprim ishin: #1. Frika nga varfëria – disa familje e kryenin këtë akt nga frika se nuk do të mund të ushqenin fëmijën. #2. Turpi i vajzave – vajzat shpesh shiheshin si barrë ose si burim turpi, sidomos nëse kapeshin rob në luftë. #3. Statusi shoqëror dhe nderi – disa fise mendonin se lindja e vajzave ulte prestigjin e familjes ose fisit. #Çfarë solli Islami? Islami e ndaloi rreptësisht këtë praktikë dhe e konsideroi një krim të rëndë. Në Kuran, Allahu i Madhëruar dënon ashpër mbytjen e fëmijëve: > "Dhe mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë. Ne i furnizojmë ata dhe ju. Vërtet, mbytja e tyre është një mëkat i madh." (Sure el-Isra, 17:31) Gjithashtu: > "Dhe kur vajza e varrosur për së gjalli të pyetet: 'Për çfarë faji është mbytur?'" (Sure Tekvir, 81:8-9) I dërguari i Allahut thotë: "Kush ka tri vajza dhe i rrit me durim, i ushqen, i vesh dhe u mëson mirësi, për të Xheneti është i garantuar." (Sunen Ibn Maxheh) Këto ajete tregojnë ndryshimin rrënjësor që solli Islami në mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit të fëmijës, sidomos të vajzave. Pas shpalljes së Islamit, kjo praktikë u zhduk në mesin e myslimanëve. U ndryshua jo vetëm ligji, por edhe mentaliteti shoqëror. Prindërit filluan të shihnin vajzat si mëshirë, dhe fëmijët në përgjithësi si amanet nga Zoti. Në përmbledhje: Islami e ndaloi me vendosmëri vrasjen e fëmijëve, e konsideroi një mëkat të rëndë dhe solli një ndryshim të thellë etik dhe shoqëror që mbrojti jetën e fëmijës, veçanërisht vajzave – një ndër reformat më të rëndësishme që solli feja islame në shoqërinë arabe. Huazuar

#Sureja El Kehf #Sureja El-Kehf (Shpella), e cila merr emrin sipas Djelmoshave të Shpellës që fillon nga ajeti 9 e tutje, kurse temë qendrore është ajo e pastrimit të besimit prej të gjitha devijimeve dhe bestytnive; ajetet theksojnë shpërblimin e besimit të vërtetë dhe të sinqertë në Allahun dhe nënshtrimin absolut ndaj Tij. Ajetet gjithashtu vënë në dukje se është besimi i vërtetë ai i cili është kandar për gjykimin e besimeve dhe vlerave. Sureja el-Kehf (Shpella) përfundon ku Allahu përmbyll ngjarjen e Musait dhe Hidrit dhe më pas përmend atë të Dhul Karnejnit. Historia e Musait dhe Hidrit na mëson shumë paradokse të jetës që mund të kuptohen vetëm përmes durimit dhe diturisë, ky është një mësim të cilin madje edhe Musai e kishte të vështirë ta pranonte 💧El-Kehf merret me katër sprova: fe, pasuri, dituri dhe fuqi. ▪️Në fe: ngjarja e Djelmoshave të Shpellës e cila është mësim për çdo njeri që ia mësyen shtegut të së vërtetës. ▪️Në pasuri: ngjarja e kopshtit dhe dy burrave, njëri i pasur që mohoi ringjalljen dhe tjetri i varfër që besoi në Allahun dhe Ditën e Gjykimit. ▪️Në dituri: ngjarja e Musait me Hidrin na jep mësime mbi sjelljen morale, aspiratat e larta dhe urdhërimin për të mirën dhe ndalimin nga e keqja. ▪️Në fuqi: tregimi i Dhul Karnejnit me jexhuxhët dhe mexhuxhët – në xhuzin e radhës. 💧Pjesa e mbetur e mësimit mbi fuqinë dhe pushtetin vjen nëpërmjet tregimit të Dhul Karnejnit; 💧El-Kehf përfundon me një skenar të Ditës së Fundit ku përshkruhet fundi i besimtarëve dhe ai i jobesimtarëve; Gjithë ky material është huazuar nga Kanali: https://t.me/Tefsiri_Sadit/277 https://t.me/Tefsiri_Sadit/280 #Komenti i Sures El Kehf https://t.me/Tefsiri_Sadit/54 #Sureja El Kehf më përkthim në gjuhën shqipe https://youtu.be/LHeG603Gq5Q #Lexo Suren El Kehf shpejtë dhe lehtë. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=978914353148842&id=100030908602945&mibextid=Nif5oz #Lexo Suren El Kehf shpejtë dhe lehtë. https://youtu.be/-8iyfjojYww #Lexo Suren El Kehf shpejtë dhe lehtë Na ndiqni në kanalin në #Whatsapp https://whatsapp.com/channel/0029Va9rTxd1CYoKUeB4Ms0m Na ndiqni në kanalin #Telegram https://t.me/perkujtim_vellazeror/1856

Lakmia ndaj asaj që nuk të takon ty, ti mbyll sytë në atë që të takon ty. #Prandaj ke kujdes, mos lakmo në gjërat e huaja. Hoxhë Muharrem Jakupi Na ndiqni në Whatsapp: https://whatsapp.com/channel/0029Va9rTxd1CYoKUeB4Ms0m Na ndiqni në Telegram: https://t.me/perkujtim_vellazeror

Ilaçi për zemrën - Kur'ani Allahu i Madhëruar thotë: "O njerëz, ju ka ardhur këshillë (Kur'ani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët." (Junus:57) Gjithashtu Allahu i Madhëruar thotë: "Ne shpallim nga Kur'ani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje."( El Isra:82) Ai (Kur'ani) është ilaç për zemrën nga paditura, nga devijimi, sepse ilaç për paditurinë është dituria. Ai (Kur'ani) është udhëheqës, udhëzues, sepse ilaç për devijimin është maturia. Ibn Kajim Allahu e mëshiroftë (Libri: Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit). Hoxhë Muharrem Jakupi Na ndiqni në Whatsapp: https://whatsapp.com/channel/0029Va9rTxd1CYoKUeB4Ms0m Na ndiqni në Telegram: https://t.me/perkujtim_vellazeror

Mos mashtroni, kjo vlen për të gjithë kategoritë e njerzëve, duke u nisën nga i pari që është #Hoxha që ai vet na këshillon me të njëjtën këshillë, e deri tek i fundit prej xhematit të muslimanëve. #Mos Mashtroni Hoxhë Muharrem Jakupi

#Porosia e kësaj dite të bekuar - festa e javës #Festa e javës, në këtë ditë të veshim teshat më të bukura ,të zbukurohemi e të pastrohemi për të falur namazin e xhumas më xhemat duke ndëgjuar hutben këshillat e hoxhës-hatibit, ti marrim fëmijët në xhami kush ka mundësi që ti mer me vete, pastaj në këtë ditë të dërgojmë sa më shumë salavate Pejgamberit صلى الله عليه وسلم , të pendohemi nga çdo mëkat e nga çdo e kaluar, të bëjmë pajtim mes njerëzve , të bëjmë bamirësi e ndihmë familjarëve e nevojtarëve , të vizitojmë farefisin e të afërmit , të vizitojmë të sëmurit , dhe mos të harrojmë në lutjet tona që Allahu të shërojë çdo të sëmurë dhe të mëshirojë e të fali çdo të vdekur prej Muslimanëve e dijetarëve Islam, në veçanti të afërmit dhe të dashurit tonë. Amin. Allahu i Madhërishëm thotë: Xhumua: 9 { يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نُودِيَ لِلصَّلَاةِ مِنْ يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَىٰ ذِكْرِ اللَّهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ } ▪️"O ju qe keni besuar , kur behet thirrja per faljen e namazit të xhumas në ditën e xhuma ecni shpejt per aty, ku permendet Allahu (degjojeni hutben e xhumas, faleni namazin e xhumas), e lini shitblerjen, kjo eshte shume me e dobishme per ju, nese jeni qe e dini."▪️ Xhumua: 10 { فَإِذَا قُضِيَتِ الصَّلَاةُ فَانْتَشِرُوا فِي الْأَرْضِ وَابْتَغُوا مِنْ فَضْلِ اللَّهِ وَاذْكُرُوا اللَّهَ كَثِيرًا لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ } ▪️" E kur te kryhet namazi, atehere shperndahuni ne toke dhe kerkoni begatite e Allahut, por edhe permendeni shpeshhere Allahun, ne menyre qe te gjeni shpetim."▪️ Hoxhë: Muharrem Jakupi Na ndiqni në kanalin në #Whatsapp https://whatsapp.com/channel/0029Va9rTxd1CYoKUeB4Ms0m/1056 Na ndiqni në kanalin #Telegram https://t.me/perkujtim_vellazeror/2818

Secili le t'ja parashtrojë vetes së tij këtë pyetje. #Çka kam bërë unë në këtë ditë , ndonjë vepër për hirë të All-llahut të Madhëruar e për askënd tjetër. Nëse nuk ke bërë diçka atëherë shpejto dhe vepro, ndoshta kjo vepër bëhet shkak për udhëzimin tënd, mbrojtjen tënde nga zjarri i xhehenemit, dhe në fund shkak për të arritur kënaqësin e Allahut të Lartësuar. Hoxhë Muharrem Jakupi Na ndiqni në Whatsapp: https://whatsapp.com/channel/0029Va9rTxd1CYoKUeB4Ms0m Na ndiqni në Telegram: https://t.me/perkujtim_vellazeror