
Përkujto se përkujtimi ju bën dobi besimtarëve
May 20, 2025 at 06:42 AM
Ilaçi për zemrën - Kur'ani
Allahu i Madhëruar thotë:
"O njerëz, ju ka ardhur këshillë (Kur'ani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët." (Junus:57)
Gjithashtu Allahu i Madhëruar thotë:
"Ne shpallim nga Kur'ani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje."( El Isra:82)
Ai (Kur'ani) është ilaç për zemrën nga paditura, nga devijimi, sepse ilaç për paditurinë është dituria. Ai (Kur'ani) është udhëheqës, udhëzues, sepse ilaç për devijimin është maturia.
Ibn Kajim Allahu e mëshiroftë (Libri: Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit).
Hoxhë Muharrem Jakupi
Na ndiqni në Whatsapp:
https://whatsapp.com/channel/0029Va9rTxd1CYoKUeB4Ms0m
Na ndiqni në Telegram:
https://t.me/perkujtim_vellazeror
👍
2