Rukje ( Shërim me Kur'an ) WhatsApp Channel

Rukje ( Shërim me Kur'an )

739 subscribers

About Rukje ( Shërim me Kur'an )

Shejh bin Bazi (Allahu e mëshiroftë ) ka thënë: "Rukja është një nga metodat më të mira për të kërkuar shërim dhe mbrojtje nga Allahu. Kur njeriu e përdor rukjen në mënyrën e duhur, ajo bëhet një mjet për t’u mbrojtur nga sëmundjet dhe e keqja, duke e lidhur besimin dhe kërkesën për ndihmë vetëm me Allahun. Ajo nuk ka efekt nëse nuk bëhet me besim të plotë në fuqinë e Allahut."

Similar Channels

Swipe to see more

Posts

Rukje ( Shërim me Kur'an )
Rukje ( Shërim me Kur'an )
6/16/2025, 2:22:21 PM
Post image
👍 3
Image
Rukje ( Shërim me Kur'an )
Rukje ( Shërim me Kur'an )
6/14/2025, 10:24:23 AM

"O Ti që e dëgjon zërin e të dobëtit kur ankohet, s’kam askënd tjetër përveç Teje për lotët e zemrës sime – prandaj, përgjigju!"

❤️ 👍 17
Rukje ( Shërim me Kur'an )
Rukje ( Shërim me Kur'an )
6/17/2025, 4:29:19 PM
Post image
Image
Rukje ( Shërim me Kur'an )
Rukje ( Shërim me Kur'an )
6/17/2025, 8:54:54 AM
Post image
Image
Rukje ( Shërim me Kur'an )
Rukje ( Shërim me Kur'an )
6/11/2025, 6:22:09 PM

Kërkoj mbrojtje tek Krijuesi im nga e keqja e vetes sime, nga pëshpëritjet e shejtanit dhe ndikimi i tij. Nga çdo dhimbje që shqetëson zemrën time, dhe nga brenga që më rrethon dhe dëshpërimi që më mbulon. Nga çdo frikë që trondit sigurinë e zemrës sime, dhe nga shqetësimet që më prishin qetësinë dhe më fusin në vuajtje. Nga sulmet e shejtanit të mallkuar, që më dobësojnë, dhe nga tradhtitë e njerëzve. Kërkoj mbrojtje tek Krijuesi im, dhe Zoti im më mjafton, strehë kur gdhihem dhe kur ngrysem. Hoxhē Sinan Rushiti https://whatsapp.com/channel/0029VarZWEB3WHTOzfqkWU3k

Post image
❤️ 👍 10
Image
Rukje ( Shërim me Kur'an )
Rukje ( Shërim me Kur'an )
6/17/2025, 8:55:00 AM

Çfarë të bësh nëse gjen një magji? Nëse ndodh të gjesh një magji, ke dy zgjidhje: --- Zgjidhja e parë: Dorëzoje te një person i specializuar 1. Mbrohu paraprakisht duke lexuar: Ajetul Kursinë (Sure Bekare, 255) dhe dy suret mbrojtëse: El-Felek dhe En-Nas. Thuaj: “Bismil-lahi el-ledhi la jedurru me’asmihi shej’un fil-erdi ve la fis-semai ve huves-semi’ul-alim” (Me emrin e Allahut, me emrin e të cilit asgjë nuk mund të sjellë dëm as në Tokë e as në qiell dhe Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi). 2. Dorëzoje magjinë te një hoxhë ose person i besuar nga Ehli Suneti, që ka përvojë dhe njohuri për të zgjidhur dhe anuluar magjinë. --- Zgjidhja e dytë: Anuloje vetë magjinë Nëse zgjedh ta bësh vetë këtë punë të rëndësishme, duke shpresuar shpërblim nga Allahu, ndiq këto hapa: 1. Përgatit një enë me ujë Madhësia e enës duhet të jetë e përshtatshme me përmasat e magjisë. 2. Lexo mbi ujë Vendose gojën pranë ujit dhe fillo të lexosh. Gjatë leximit, fryj (nefth) mbi ujë pas çdo pjese të leximit ose në fund. 3. Kujdesu për qëllimin tënd Lexo duke besuar plotësisht se Allahu do ta anulojë magjinë. Mos e mendo anulimin vetëm si pasojë të veprimit fizik; gjithçka ndodh me vullnetin e Allahut. Lidhja e zemrës me Allahun është çelësi i suksesit. 4. Lexo ajetet e anulimit të magjisë Fryj mbi ujë herë pas here gjatë leximit. Ajetet e rekomanduara përfshijnë: Ajetet për anulimin e magjisë (p.sh., Sureja Araf: 117–122, Sureja Junuz: 79–82, Sureja Ta ha: 65–69). Dy suret mbrojtëse: El-Felek dhe En-Nas. 5. Zhyt magjinë në ujë Merre magjinë dhe vendose në enën me ujë. Fillo të zgjidhësh nyjet, të hapësh dhe të shkatërrosh përmbajtjen e saj, duke përsëritur leximin e sureve El-Felek dhe En-Nas. Lutu sinqerisht që Allahu ta anulojë magjinë. 6. Pasi të përfundosh Kur të kesh zgjidhur nyjet dhe shkatërruar përmbajtjen e magjisë, nxirre nga uji. Varrose magjinë në një vend të sigurt ose hidhe në një vend të papërdorshëm. Ujin e përdorur derdhe jashtë shtëpisë. 7. Në rast të objekteve të veçanta Nëse magjia është e bërë nga metale (bakër, argjend, ar) ose objekte të forta (gurë, etj.), vendose në ujë të lexuar ose vaj të lexuar. Mbaje për disa orë ose ditë, më pas thyeje ose shkatërroje fizikisht. Fut objektet sërish në ujë dhe përsërit procedurën si më sipër. --- Besimi dhe mbrojtja Mos u frikëso nga asgjë tjetër përveç Allahut. “Nëse njerëzit dhe xhinët bashkohen për të të dëmtuar, ata nuk mund të të bëjnë dëm përveçse me atë që Allahu e ka caktuar për ty.” Prandaj, mëso si të përballesh me magjinë dhe ndihmo të tjerët, duke pasur besim të plotë në mbrojtjen e Allahut. Profeti ﷺ ka thënë: “Allahu është në ndihmën e robit të Tij, për sa kohë që robi është në ndihmë të vëllait të tij.” Hoxhë Sinan Rushiti https://whatsapp.com/channel/0029VarZWEB3WHTOzfqkWU3k

❤️ 3
Rukje ( Shërim me Kur'an )
Rukje ( Shërim me Kur'an )
6/19/2025, 12:56:28 PM

Dhënia e ujit për të pirë është një vepër e mirë në çdo kohë. Dhe ajo, në vapën e madhe dhe në zjarrin përvëlues të verës, është edhe më me shpërblim dhe më me ndikim. Mbushni disa nga enët dhe tasat tuaja, dhe vendosini në oborret tuaja apo mbi trotuare – dhe përgëzohuni për të mira dhe mëshirë, sepse: “Mëshiruesit i mëshiron Mëshiruesi (Allahu).” https://whatsapp.com/channel/0029VarZWEB3WHTOzfqkWU3k

❤️ 6
Rukje ( Shërim me Kur'an )
Rukje ( Shërim me Kur'an )
6/17/2025, 4:30:44 PM

Thirrje për Përkrahje në Botimin e Librit Të nderuar vëllezër dhe motra në fe, Me lejen dhe ndihmën e Allahut të Lartësuar, është përgatitur për botim libri "Smira, Mësyshi dhe Shërimi i të Prekurve", i cili sjell njohuri të çmuara për çështje të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt jetën shpirtërore dhe fizike të besimtarëve. Ky libër është përgatitur nga Shejh Halid el Hibshi, imam dhe hatib në Xhaminë Sulejman në Mbretërinë e Arabisë Saudite, dhe është përkthyer në gjuhën shqipe nga Hoxhë Sinan Rushiti. Qëllimi ynë është që kjo vepër të arrijë sa më shumë familje, xhami dhe lexues të interesuar. Për realizimin e këtij projekti na nevojitet ndihma dhe përkrahja juaj vëllazërore për të përballuar shpenzimet e botimit. Më poshtë janë të dhënat e kostos për shtypjen e librit: 1.000 kopje – 550 € 5.000 kopje – 2.100 € 10.000 kopje – 3.600 € 20.000 kopje – 6.100 € Çdo kontribut, i madh apo i vogël, është një investim në përhapjen e dijes dhe në mbrojtjen e umetit nga smira, mësyshi dhe ndikimet shpirtërore të dëmshme. Për të kontribuar apo për informata të mëtejshme, mund të na kontaktoni në: 📞 0041789480047 📧 [email protected] Allahu ju shpërbleftë për çdo ndihmë që jepni në rrugën e Tij!

❤️ 👍 7
Rukje ( Shërim me Kur'an )
Rukje ( Shërim me Kur'an )
6/12/2025, 3:03:20 AM
Post image
❤️ 👍 12
Image
Rukje ( Shërim me Kur'an )
Rukje ( Shërim me Kur'an )
6/11/2025, 3:21:59 PM

Nëse sprova zgjat për një kohë të gjatë, edhe pse ti vazhdon të lutesh, dije se Allahu nuk dëshiron vetëm t’ta pranojë lutjen, por dëshiron të të japë edhe dhurata që ti nuk i ke kërkuar fare.

❤️ 😂 14
Link copied to clipboard!