
Rukje ( Shërim me Kur'an )
May 21, 2025 at 09:46 PM
Çfarë tregon ndjenja e nuhatjes së erërave të këqija tek të prekurit nga magjia?
Shumë nga ata që janë të prekur nga magjia mund të ndjejnë erëra të çuditshme dhe të pakëndshme, të cilat nuk i ndjejnë njerëzit përreth tyre apo familjarët, por vetëm ata vetë.
Nëse ndjehet erë kanalesh, gjaku etj., kjo mund të tregojë se magjia është bërë me papastërti (urinë, spermë, gjak menstruacionesh ose lehonie, etj.).
Nëse ndjehet erë e ngjashme me trup të kalbur, kjo mund të tregojë se magjia është fshehur në kufoma ose varreza.
Në disa raste, personi i prekur ndjen aroma parfumesh, që mund të tregojnë se magjia është bërë nëpërmjet parfumeve të dhuruara ose të futura pa dijeni të tij – një formë magjie e thithshme.
Ndjenja e erës së djegies ose mishit të pjekur tregon se magjia është djegur dhe shpërndarë.
---
Shënim i rëndësishëm gjatë dëgjimit të rukjes :
Personi i prekur nga magjia, syri i keq apo zilia:
Nëse dëgjon rregullisht rukje dhe ndjen erë djegieje dhe nxehtësi në lëkurë, që ndonjëherë lë edhe shenja si mavijosje – kjo është shenjë që "entiteti magjik" po digjet dhe dëmtohet nga rukja.
---
Të dashur besimtarë:
Mos u humbni në interpretimin e simptomave, mjafton të njihni shenjat bazë për diagnozë.
Mos u shpërqendroni me hollësitë, sepse nuk ju ndihmon në shërim, përkundrazi ju humb kohë dhe ju largon nga trajtimi.
---
Allahu në Kuran thotë:
O ju që besuat, mos pyetni për sende që nëse u thuhet ajo (pyetja) haptazi, ju vjen keq juve, e nëse pyetni për to gjatë kohës kur zbritej Kur'ani, do t'ju dalë në shesh (dhe do ta ngarkoni veten pa nevojë). All-llahu u fali atë (pyetjet që i bëtë më herët); All-llahu falë shumë, është i butë."
(El-Maide: 101)
---
Këshillë:
Vazhdoni me rukje të rregullt dhe të qëndrueshme, sipas natyrës së sëmundjes, derisa të arrini shërimin – me lejen e Allahut të Vetëm.
Hoxhë Sinan Rushiti
https://whatsapp.com/channel/0029VarZWEB3WHTOzfqkWU3k
❤️
3