Thënie Të Çmuara
Thënie Të Çmuara
January 30, 2025 at 11:09 PM
Dijetari i Islamit, Ahmed Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: > Rizku është i dy llojeve: *Lloji i parë*: Rizk që robi e kërkon vetë, dhe ky është ai furnizim që Allahu e ka bërë shkak për jetesën e tij, si puna, tregtia dhe burimet e tjera të ligjshme. *Lloji i dytë*: Rizk që vjen te robi pa e kërkuar drejtpërdrejt, dhe ky është ai furnizim që Allahu ia sjell njeriut nga aty ku ai nuk e pret. Ky lloj rizku arrihet me mbështetje të sinqertë tek Allahu (tevekkul) dhe me devotshmëri (takva). > "*Kushdo që i frikësohet Allahut, Ai do t’i bëjë atij një rrugëdalje dhe do ta furnizojë nga burime që nuk i ka menduar kurrë.*" (Et-Talak: 2-3). (Mexhmu’ El-Fetava, 8/537) ═════ ❁✿❁ ═════ ❁✿❁ ═════ ✍️| Hoxhë Omar Lushnjari
❤️ 2

Comments