Thënie Të Çmuara WhatsApp Channel

Thënie Të Çmuara

142 subscribers

About Thënie Të Çmuara

Nga Kurani dhe Suneti, sipas kuptimit të të parëve tanë të mirë! 📝 https://t.me/dijeshqip

Similar Channels

Swipe to see more

Posts

Thënie Të Çmuara
Thënie Të Çmuara
5/26/2025, 8:22:00 PM

> *Dobitë e përmendjes së Allahut (dhikrit)* ✍️| Hoxhë Abdurrahman Muneka https://studimeislame.wordpress.com/2025/05/26/dobite-e-permendjes-se-allahut-dhikrit/

❤️ 🌷 💎 🦪 🩵 5
Thënie Të Çmuara
Thënie Të Çmuara
5/25/2025, 1:40:58 PM

> *"Ata (munafikët) janë armiq, prandaj ruhu prej tyre!"* (El-Munafikun: 4) 🎭》Ata që vazhdojnë ta pengojnë përparimin e umetit janë munafikët (hipokritët). Kanë qenë gjithnjë dhe mbeten bllokada më e fortë për besimtarët – një pengesë që ende nuk është thyer. Kur besimtarët të arrijnë t'i mposhtin ata, atëherë umetit do t'i rikthehet fuqia dhe përparësia.                ••┈┈┈~~~~┈┈┈•• ✍️| Hoxhë Abdurrahman Muneka

🔥 ❤️ 4
Thënie Të Çmuara
Thënie Të Çmuara
5/27/2025, 6:00:34 PM

*🔻Njoftim:🔺️* 🌙》Njoftojmë të gjithë muslimanët se është parë *hëna e re e Dhul-Hixhes.* Nesër, më 28 Maj, është dita e parë e Dhul-Hixhes, ndërsa dita e parë e *Kurban Bajramit* është të Xhumanë, me 6 Qershor.

❤️ 🤲 5
Thënie Të Çmuara
Thënie Të Çmuara
5/26/2025, 10:32:27 PM

🔰》𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐩ë𝐫 𝐀𝐝𝐡𝐮𝐫𝐢𝐦 𝐧ë 𝐃𝐡𝐣𝐞𝐭ë 𝐃𝐢𝐭ë𝐭 𝐦ë 𝐭ë 𝐃𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫𝐚 𝐭𝐞 𝐀𝐥𝐥𝐚𝐡𝐮 ✨️》Allahu betohet për agimin (sabahun) i cili është fundi i natës dhe fillimi i ditës, ikja e natës dhe ardhja e ditës është prej argumenteve treguese mbi përsosmërinë e fuqisë së Allahut të Lartësuar, Ai është Mbikqyrësi, Rregulluesi i të gjitha çështjeve, e nuk i takon adhurimi askujt tjetër me meritë përveç Tij. Në këtë kohë është dhe kryerja e një adhurimi madhështor, namazi i sabahut. ✨️》Betohet për dhjetë netët e para të muajit hënor të Dhulhixhes, në të cilën ndodhet dita e arafatit ku besimtarët mblidhen në arafat dhe Allahu zbret mbi ta mëshirën dhe faljen, kjo ditë është dita më e zymtë për shejtanin, kur shikon zbritjen e meleqve dhe rahmetit të Allahut mbi robërit e Tij, në këto dhjetë ditë kryhen edhe shumë prej veprave si haxhi dhe umreja, e këto janë gjëra madhështore, meritore për t'u betuar Allahu në to. 📖》Në hadithin e saktë që e transmeton Buhariu në librin e tij nga Ibn Abasi e ky nga Profeti ﷺ që ka thënë: "𝑵𝒖𝒌 𝒌𝒂 𝒅𝒊𝒕ë 𝒒ë 𝒗𝒆𝒑𝒓𝒂 𝒆 𝒎𝒊𝒓ë 𝒕ë 𝒋𝒆𝒕ë 𝒎ë 𝒆 𝒅𝒂𝒔𝒉𝒖𝒓 𝒕𝒆𝒌 𝑨𝒍𝒍𝒂𝒉𝒖 𝒔𝒆 𝒔𝒂 𝒏ë 𝒌ë𝒕𝒐 𝒅𝒉𝒋𝒆𝒕ë 𝒅𝒊𝒕ë (të Dhulhixhes)!" I thanë: As lufta në rrugë të Allahut? Tha: "𝑨𝒔 𝒍𝒖𝒇𝒕𝒂 𝒏ë 𝒓𝒓𝒖𝒈ë 𝒕ë 𝑨𝒍𝒍𝒂𝒉𝒖𝒕, 𝒑ë𝒓𝒗𝒆ç 𝒂𝒕𝒊𝒋 𝒑𝒆𝒓𝒔𝒐𝒏𝒊 𝒒ë 𝒅𝒆𝒍 𝒏ë 𝒍𝒖𝒇𝒕ë 𝒎𝒆 𝒗𝒆𝒕𝒆𝒏 𝒅𝒉𝒆 𝒑𝒂𝒔𝒖𝒓𝒊𝒏ë 𝒆 𝒕𝒊𝒋, 𝒆 𝒏𝒖𝒌 𝒌𝒕𝒉𝒆𝒉𝒆𝒕 𝒎𝒆 𝒂𝒔𝒈𝒋ë 𝒑𝒓𝒆𝒋 𝒕𝒚𝒓𝒆!" 🕋》Prej adhurimeve më të mëdha të ligjësuara veçanërisht në dhjetëshin e muajit Dhul Hixhe janë: Haxhi, Kurbani, Tekbiratet. Ndërsa, prej adhurimeve të tjera në këto ditë dhe në ditë tjera në përgjithësi janë: Namazi, Agjërimi, si dhe veprat e mira si: sadakaja, dhikri-përmendja e Allahut etj. ✨️》Betohet Allahu për çiftin dhe për tekun, transmeton Imam Ahmedi nga Xhabiri e ky nga Profeti ﷺ: "𝑫𝒉𝒋𝒆𝒕𝒔𝒉𝒊𝒂 𝒋𝒂𝒏ë 𝒅𝒉𝒋𝒆𝒕𝒔𝒉𝒊𝒂 𝒆 𝑲𝒖𝒓𝒃𝒂𝒏𝒊𝒕 (pra dhjetë ditët e para të dhulhixhes), 𝒕𝒆𝒌𝒖 ë𝒔𝒉𝒕ë 𝒅𝒊𝒕𝒂 𝒆 𝒂𝒓𝒂𝒇𝒂𝒕𝒊𝒕, 𝒏𝒅ë𝒓𝒔𝒂 ç𝒊𝒇𝒕𝒊 ë𝒔𝒉𝒕ë 𝒅𝒊𝒕𝒂 𝒆 𝒃ë𝒓𝒋𝒆𝒔 𝒌𝒖𝒓𝒃𝒂𝒏." Teku është dita e arafatit për shkak se ajo është në ditën e nëntë të muajit, gjithashtu çifti është dita e kurban bajramit për shkak se është në ditën e dhjetë. Këtë mendim e kanë përcjellë nga Ibn Abassi, Ikrimeja dhe Dahaku, e në shpjegimin e ktij ajeti ka dhe fjalë të tjera. 📖》Gjithashtu transmetohet mirësia e agjërimit të ditës së Arafatit për atë që nuk është në haxh, përcillet në sahihun e Muslimit, që Profeti ﷺ, ka thënë: "𝑴𝒆 𝒂𝒈𝒋ë𝒓𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝒅𝒊𝒕ë𝒔 𝒔ë 𝑨𝒓𝒂𝒇𝒂𝒕𝒊𝒕, 𝒔𝒉𝒑𝒓𝒆𝒔𝒐𝒋 𝒒ë 𝑨𝒍𝒍𝒂𝒉𝒖 𝒕ë 𝒎ë 𝒇𝒂𝒍ë 𝒈𝒋𝒚𝒏𝒂𝒉𝒆𝒕 𝒆 𝒗𝒊𝒕𝒊𝒕 𝒕ë 𝒌𝒂𝒍𝒖𝒂𝒓 𝒅𝒉𝒆 𝒗𝒊𝒕𝒊𝒕 𝒒ë 𝒗𝒋𝒆𝒏." Hadithi na tregon në kuptimin e parë që me agjërimin e ditës së Arafatit, Allahu fal gjynahet e dy viteve. 📍》Kushdo që ka për qëllim të bëjë kurban, le të mos i shkurtojë apo rruajë qimet (flokët dhe qimet e trupit) dhe thonjtë e tij. 💬 I Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë: "𝑵ë𝒔𝒆 𝒆 𝒔𝒉𝒊𝒉𝒏𝒊 𝒉ë𝒏ë𝒏 𝒆 𝒓𝒆 𝒕ë 𝑫𝒉𝒖𝒍-𝑯𝒊𝒙𝒉𝒆𝒔 𝒅𝒉𝒆 𝒅𝒊𝒌𝒖𝒔𝒉 𝒑𝒓𝒆𝒋 𝒋𝒖𝒔𝒉 𝒅ë𝒔𝒉𝒊𝒓𝒐𝒏 𝒕ë 𝒃ë𝒋ë 𝒌𝒖𝒓𝒃𝒂𝒏, 𝒂𝒕ë𝒉𝒆𝒓ë 𝒍𝒆 𝒕ë 𝒎𝒐𝒔 𝒊 𝒑𝒓𝒆𝒌ë (shkurtojë) 𝒒𝒊𝒎𝒆𝒕 (flokët dhe qimet e trupit) 𝒅𝒉𝒆 𝒕𝒉𝒐𝒏𝒋𝒕ë 𝒆 𝒕𝒊𝒋" (Transmeton Muslimi.) 🤲 Allahu na mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjërë, na dhëntë nga mirësitë e Tij të shumta, na falt gjynahet tona të panumërta, Atë të vetëm e lusim të na e rrisë besimin, të na mundësojë dije të dobishme, punë të pranuara dhe rrësk të bollshëm hallall! Shkroi: Junus Levanaj

❤️ 🤲 4
Thënie Të Çmuara
Thënie Të Çmuara
5/24/2025, 7:07:38 AM

*📍Kujdes nga përkulja gjatë përshëndetjes!* > Shejh Muhamed ibn Ibrahimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: *"Përkulja gjatë përshëndetjes është e ndaluar (haram), nëse qëllimi është përshëndetja. Por nëse qëllimi me të është adhurimi, atëherë është kufër."* (Fetava, 1/109) 💠》Këtu futet përkulja e trupit dhe kokës. Siç bëjnë disa gjatë përshëndetjes, duke ngritur doren dhe përkulur kokën, apo duke vendosur dorën në zemër dhe përkulur trupin. ✍️| Hoxhë Abdurrahman Muneka

👍 💯 🔥 4
Thënie Të Çmuara
Thënie Të Çmuara
5/27/2025, 1:16:59 PM

> Profeti ﷺ ka thënë: *"Kur ta shihni hënën e re të Dhul-Hixhes dhe ndonjëri prej jush dëshiron të bëjë kurban, le të përmbahet nga prerja e flokëve dhe e thonjve të tij."* (Muslimi: 1977). > Në një transmetim tjetër thuhet: *"Të mos prekë (shkurtojë) asgjë nga flokët dhe lëkura e tij."* > Fjala "beshereh" (بَشَرِهِ) nënkupton: sipërfaqja e lëkurës së njeriut. 📚》Kjo ndalesë vlen vetëm për atë që dëshiron të bëjë kurbanin, pra pronarin e kurbanit. Ndërsa anëtarët e familjes, therësi i kurbanit (kasapi) dhe çdokush tjetër që nuk është pronar i kurbanit, nuk përfshihet në këtë ndalesë. ✍️| Hoxhë Abdurrahman Muneka

❤️ 🌷 👍 5
Thënie Të Çmuara
Thënie Të Çmuara
5/28/2025, 6:40:12 AM

*✨️10 ditët e para të Dhul-Hixhes* > Profeti ﷺ ka thënë: *"Nuk ka ditë në të cilat veprat e mira janë më të dashura për Allahun sesa në këto ditë" – duke iu referuar dhjetë ditëve të para të Dhul-Hixhes.* (Buhariu: 969, Ebu Daudi: 2438, Tirmidhiu: 757, Ibn Maxhe: 1727) 🌷》Këto janë 10 ditët më të mira të vitit, andaj mos neglizho! Mbushi këto ditë me vepra të mira! ✍️| Hoxhë Abdurrahman Muneka

❤️ 💎 💖 7
Thënie Të Çmuara
Thënie Të Çmuara
5/28/2025, 3:23:14 AM

🔰》Shokët e ngushtë të devotshëm janë gëzimi i shpirtit në çaste ligështie, dhe forca në çaste dobësimi. Takimi me ta të forcon dhe të rrit vendosmërinë, dhe të bëjnë dobi në ahiret, ashtu siç shoqërimi me ta të bëri dobi në dynja. > Allahu i Lartësuar thotë: "𝐌𝐢𝐪𝐭ë 𝐞 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭ë 𝐚𝐭ë 𝐝𝐢𝐭ë 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐣𝐞𝐧ë 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐪 𝐭ë 𝐧𝐣ë𝐫𝐢-𝐭𝐣𝐞𝐭𝐫𝐢𝐭, 𝐩ë𝐫𝐯𝐞ç 𝐭ë 𝐝𝐞𝐯𝐨𝐭𝐬𝐡𝐦ë𝐯𝐞." (Zuhruf 67) 📝 Shejh Salih Usajmi (Allahu e ruajtë) ✍️ Përshtati: Junus Levanaj

❤️ 💐 💯 4
Thënie Të Çmuara
Thënie Të Çmuara
5/24/2025, 6:10:43 PM

*Pse Islami e lejon hyrjen në të, por ndalon daljen prej tij?* ✍️| Hoxhë Abdurrahman Muneka https://studimeislame.wordpress.com/2025/05/24/pse-islami-e-lejon-hyrjen-ne-te-por-ndalon-daljen-prej-tij/

❤️ 🎯 6
Thënie Të Çmuara
Thënie Të Çmuara
5/23/2025, 7:10:53 PM

> *📝 Mbështetju vetëm Allahut!* *Pyetje:* Cili është gjykimi i të thënit: _"Unë jam mbështetur te Allahu, pastaj te ti?"_ *Përgjigje:* Kjo është idhujtari (shirk)...mbështetja (tevekuli) është e gjitha adhurim, ashtu si sexhdeja, prandaj nuk lejohet të thuhet: _"Bëj sexhde për Allahun, pastaj për ty"_, apo _"Adhuroj Allahun, pastaj të adhuroj ty."_ 📚 Fetawa Muhamed ibn Ibrahim Ali Shejh, 1/170 ••┈┈┈~~~~┈┈┈•• ✍️| Hoxhë Abdurrahman Muneka

❤️ 💯 3
Link copied to clipboard!