Thënie Të Çmuara
February 10, 2025 at 12:25 AM
Profeti ﷺ ka thënë:
*"Kush shoqërohet ngushtë me idhujtarin dhe banon me të, ai është si ai."*
(E transmeton Ebu Daudi dhe e ka saktësuar Albani)
Nuk ka dyshim se përzierja dhe bashkëjetesa e ngushtë me jobesimtarët apo njerëzit e prishur çon muslimanin drejt humbjes së identitetit të tij dhe rrezikon ta bëjë të ndikohet nga besimet dhe sjelljet e tyre. Prandaj, është detyrë për muslimanin të ruajë vetveten dhe të distancohet nga shoqëri të tilla që mund ta largojnë nga rruga e drejtë.
Ajo që e bën këtë rrezik edhe më të madh është rënia në këtë gabim e atyre që pretendojnë se janë thirrësa në Islam dhe mirësi, pasi ata nuk devijojnë vetëm vetveten, por edhe të tjerët që i ndjekin. Kështu, ata bëhen shkak për humbjen e një shoqërie të tërë, duke e larguar atë nga e vërteta dhe udhëzimi i drejtë.
═════ ❁✿❁ ═════ ❁✿❁ ═════
✍️| Omar Lushnjari
❤️
2