Thënie Të Çmuara
Thënie Të Çmuara
February 21, 2025 at 07:13 PM
🔰 𝐍ë𝐬𝐞 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮 𝐞 𝐧𝐣𝐞𝐡 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣 📛》Mos të mashtrojnë lavdërimet që dëgjon nga ata që të rrethojnë e as mos të gënjejë, sa ta mendosh si argument për mirësinë dhe shpëtimin tënd. ⚡️》Mbase është pikërisht kjo ajo që kërkove me veprën tënde, ndaj Zoti ta shpejtoi shpërblimin në këtë botë. 💬 Është thënë: Mbase është nga prishja e kohës dhe shthurja e ndërgjegjes së dëshmitarëve, të cilët dëshmojnë rrejshëm për ty dhe të pavërteta. Por e pavërteta nuk ka vlerë në botën tjetër. > 💬》 Meruedhiu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: "I thashë Ebu Abdullahut (Ahmed ibn Hanbelit): *“Shpresoj që për ty të bëjnë dua (lutje) në të gjitha vendet.”* Ai tha: *“O Ebu Bekër, nëse njeriu e njeh veten e tij, ç’dobi ka fjala e njerëzve?”* [Sijer A'lam Nubela (11/ 211)] 》Nëse njeriu e di realitetin e vetes, mangësitë dhe gjynahet e tij, lavdërimi i njerëzve nuk i sjell asnjë dobi dhe nuk e ndryshon këtë të vërtetë. ✍️ Përshtati: Junus Levanaj
❤️ 👏 3

Comments