Thënie Të Çmuara
Thënie Të Çmuara
February 27, 2025 at 01:42 PM
🔰》Agjërimi i muajit të Ramazanit bëhet obligim për njerëzit kur ndodh një nga tre rastet e mëposhtme: 1️⃣. Vëzhgimi i hënës së re të Ramazanit Nëse hilali (hëna e re) e Ramazanit vërehet qartë, atëherë agjërimi bëhet obligim për të gjithë, sipas konsensusit të dijetarëve. Duke u bazuar në transmetimet profetike që urdhërojnë fillimin e agjërimit me shikimin e hënës. 2️⃣. Plotësimi i tridhjetë ditëve të muajit Shaban Në rastet kur vëzhgimi i hënës kryhet në një qiell të pastër dhe pa pengesa atmosferike, por hilali nuk është i dukshëm, atëherë dita e tridhjetë e Shabanit konsiderohet si pjesë e atij muaji, duke e plotësuar atë në tridhjetë ditë. 👈🏼 Arsyeja: Pasi që qielli është i pastër dhe nuk ka pengesa për shikimin e hënës, mungesa e hilalit tregon se muaji i Ramazanit ende nuk ka filluar. 3️⃣. Prania e reve apo mjegullës natën e tridhjetë të Shabanit Nëse natën e tridhjetë të Shabanit qielli është i mbuluar nga re, mjegull apo faktorë të tjerë që pengojnë vëzhgimin e hënës, atëherë Shabani plotësohet në tridhjetë ditë. Kjo ditë njihet si “Dita e Dyshimit” (يوم الشك), dhe agjërimi i saj është i ndaluar. ✍️ Përshtati: Junus Levanaj
❤️ 👍 3

Comments