
Përkujto se përkujtimi ju bën dobi besimtarëve
February 17, 2025 at 03:32 PM
Kujdes nga mëkatet e vogla të nënvlerësuara:
Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe libri do të vendoset, e do t’i shohësh kriminelët të frikësuar nga ajo që gjendet në të dhe do të thonë: ‘Mjerë për ne! Ç’është ky libër që nuk ka lënë pa përmendur as të voglën e as të madhën, por i ka numëruar të gjitha?!’" (Kehf: 49)
✍ Katade bin Deame ka thënë: "Siç e shikoni, këta njerëz u tronditën nga saktësia e përllogaritjes, por askush nuk u ankua nga padrejtësia (e asaj që gjendet në libër). Prandaj, kini kujdes nga mëkatet e vogla të nënvlerësuara, sepse ato grumbullohen mbi njeriun derisa e shkatërrojnë atë."
✍ Ndërsa Fudajl bin Ijad, kur e lexonte këtë ajet, thoshte: "Mjerë për mua! Zërat e tyre ushtuan drejtuar Allahut për mëkatet e vogla përpara atyre të mëdha."