Përkujto se përkujtimi ju bën dobi besimtarëve
Përkujto se përkujtimi ju bën dobi besimtarëve
February 28, 2025 at 05:15 AM
Koha në të cilën pranohet lutja ditën e xhuma Transmetohet nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra radijAllahu anhuma se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lemka thënë: “Me të vërtetë, në ditën e xhuma është një orë në të cilën nuk ka rob musliman që i lutet Allahut për diçka të mirë, veçse Allahu ia jep atë. Ajo orë është pas namazit të ikindisë.” Hadith autentik. E ka saktësuar shejh Ahmed Shakir (Allahu e mëshiroftë!) *Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Shumica e haditheve që flasin për orën në të cilën shpresohet pranimi i lutjes thonë se ajo orë është pas namazit të ikindisë. Por, shpresohet gjithashtu të jetë pas kalimit të diellit kupën e qiellit.”

Comments