
Përkujto se përkujtimi ju bën dobi besimtarëve
February 28, 2025 at 06:16 PM
#urime Muaji i Agjërimit
Allahu i Madhëruar thotë:
“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe p[r ata që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.“ (El-Bekare, 183).
Pejgamberi صلى الله عليه وسلم :
“Kur të hyjë Muaji i Ramazanit, hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit. (Buhariu :1989)
O Allah, na mundëso ta arrijmë Ramazanin! Na mundëso agjërimin dhe faljen e namazit të teravive gjatë tij, ashtu siç Ti je i kënaqur! Na e shto në të udhëzimin, devotshmërinë dhe përmirësimin! Na bëj neve, prindërit, bashkëshortet, fëmijët tanë dhe muslimanët kudo që janë ndër të çliruarit nga zjarri i Xhehenemit! Amin!
Mos t'i harrojmë nevojtarët duke filluar nga familjet tona e më gjërë.
Hoxhë Muharrem Jakupi
❤️
1