
Rukje ( Shërim me Kur'an )
February 15, 2025 at 09:12 AM
Për trajtimin e magjisë
Imam al-Hafidh Ibn Haxher (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Merren shtatë gjethe të freskëta të pemës së lotusit (sider) dhe shtypen mes dy gurëve, pastaj hidhen në ujë, i cili lexohet me Ajetul Kursinë dhe suret mbrojtëse (El-Muavidhat: El-Ikhlas, El-Felek, En-Nas). Më pas, pihen tri gllënjka nga ky ujë dhe pastaj lahet trupi me të. Kjo do ta largojë nga personi çdo ndikim magjie që mund ta ketë prekur. Kjo është e dobishme për një burrë nëse është ndarë nga familja për shkak të magjisë.
Ibn Bazi ka thënë: Suret mbrojtëse (El-Muavidhat) janë: sureja El-Ikhlas, El-Felek dhe En-Nas.
Shiko Fet-hul Bari 10/233 dhe faqen zyrtare të Ibn Bazit, Allahu e mëshiroftë.
Përkthim
Hoxhë Sinan Rushiti
https://whatsapp.com/channel/0029VarZWEB3WHTOzfqkWU3k
❤️
👍
4