
Rukje ( Shërim me Kur'an )
February 23, 2025 at 04:54 AM
Qëndro në prag të Ramazanit dhe thuaj vetes:
"Mos u mërzit, nuk ka asgjë për t'u shqetësuar, as nga bota, as nga njerëzit."
Ke jo vetëm një mundësi, por tridhjetë!
Tridhjetë lutje, me shpresën që do të ngjiten në qiell dhe do të pranohen.
Tridhjetë pjesë të Kuranit, që të ndriçojnë shpirtin dhe të të afrojnë me Zotin.
Tridhjetë net faljeje dhe adhurimi, ku mund të lehtësosh zemrën nga dhembjet, t’i rrëfesh Atij shqetësimet e tua dhe të gjesh qetësinë që kërkon.
Prandaj, mos u mërzit!
Sepse Ramazani është një dhuratë e madhe, një dritare e re shprese dhe një mundësi për të rilindur shpirtërisht.
Hoxhë Sinan Rushiti
https://whatsapp.com/channel/0029VarZWEB3WHTOzfqkWU3k
❤️
👍
5