Rukje ( Shërim me Kur'an )
Rukje ( Shërim me Kur'an )
May 23, 2025 at 02:47 AM
E premtja dhe i sëmuri shpirtërisht Çfarë ndodh ditën e xhuma veçanërisht me çdo të prekur, kur adhurimi bëhet i rëndë për të ose kur e gjithë dita i kalon duke fjetur?‼️ Kjo ndodh sepse dita e xhuma është një ditë madhështore tek Allahu dhe nata e saj është nga netët më të dashura te Allahu. Nga Profeti ﷺ transmetohet: "“Dita më e mirë që ka lindur dielli është dita e xhumasë”. Në këtë ditë gjendet një orë, nëse e takon një rob musliman duke u falur dhe kërkon prej Allahut azze ue xhel diç, Allahu ia jep atë. Në këtë ditë Allahu krijoi Ademin, në këtë ditë ai u fut në Xhenet dhe në këtë ditë u nxor prej tij. Dhe Kijameti nuk do të ndodhë veçse ditën e xhuma." 📚 ( Muslimi) Dita e xhuma dhe shfrytëzimi i saj për adhurime është dita më e fuqishme dhe më e rëndë për zullumqarët nga xhindet dhe magjistarët. Zbatimi i suneteve të xhumasë shkatërron dhe dobëson sëmundjet shpirtërore me lejen e Allahut. Veçanërisht, "mes i dashuruar" (xhindet e dashuruar) vuajnë shumë nga larja e xhumasë dhe parfumosja. Dëgjimi i hutbes, leximi i sures El-Kehf, shumimi i lutjeve, dhikrit dhe salavateve mbi Profetin ﷺ në këtë ditë të bekuar janë adhurime që kanë ndikim të madh. 🔴 Shumë të sëmurë vuajnë nga lodhja e madhe ditën e xhuma, përgjumja, ankthi, pëshpëritjet dhe mendimet apo veprimet e ndaluara. 🔴 📍 Kjo ndodh sepse shejtani i ndyrë përpiqet me të gjitha mënyrat të të pengojë nga adhurimet, duke të shtyrë drejt mëkateve dhe të keqes për të lehtësuar ndikimin e kësaj dite të rëndë mbi veten e tij. ✅ Në këtë ditë, Allahu largon vështirësitë e myslimanëve dhe ka një orë ku pranohen lutjet, ndërsa mëshira e Tij zbret mbi robërit e Tij. Prandaj, angazhohuni natën dhe ditën e xhuma me rukje, dhikër dhe lutje. Allahu ju dhëntë sukses! Lus Allahun e Madhërishëm të shërojë të sëmurët tanë dhe të gjithë myslimanët, sepse Ai është i Plotfuqishmi për çdo gjë. 🤲 #rukje ( Shërim me Kur'an ) Hoxhë Sinan Rushiti https://whatsapp.com/channel/0029VarZWEB3WHTOzfqkWU3k
❤️ 2

Comments