Rukje ( Shërim me Kur'an )
Rukje ( Shërim me Kur'an )
May 25, 2025 at 01:49 AM
Me lejen e Allahut, këtë vit nisim rrugën e Haxhit. Jo për t’u dukur, por për të kërkuar falje. Me shpirt të lodhur e zemër të ngarkuar, shkojmë tek shtëpia e Allahut – për të derdhur gjithçka që na ka lënduar. Marrim me vete lutjet e familjes, shpresat e fëmijëve tanë dhe kujtimet e të dashurve që s’janë më. Për prindërit, për motrat e vëllezërit, për miqtë –për çdo shpirt që e kemi dashur e që kemi lënë pas. I kujtojmë ata që i kemi lënduar, fjalët e pahijshme, gabimet e harruara, zemrat që u thyen prej nesh. Kërkojmë falje – jo me gojë, por me zemër. E lusim Allahun që të na e pranojë këtë pendesë të sinqertë. Në Arafat do i ngremë duart në qiell, do qajmë për mëkatet që na rëndojnë shpirtin. Do kërkojmë mëshirë për ne dhe për ata që na donë, për të vdekurit tanë – që Allahu t’i pastrojë nga çdo errësirë e t’u japë dritë pa fund. O Allah, falna neve dhe familjet tona. Na kthe nga kjo rrugë më të mirë, më të pastër, më të afërt me Ty. Mëshiroji ata që kanë ndërruar jetë dhe bëj varret e tyre kopsht prej Xheneti. Na jep mundësinë të kërkojmë dhe të japim falje. Na udhëzo, o Zot, dhe mos na lër vetëm, as edhe për një çast. Amin, o Zot i mëshirshëm.
❤️ 👍 12

Comments