
Rukje ( Shërim me Kur'an )
June 4, 2025 at 02:35 PM
PROGRAMI I DITËS SË ARAFATIT
1.Ngrehu herët për ta përforcuar vetin, për ta adhuruar Allahun fuqiplot.
2.Ngrehu para Namazit të Sabahut për të ngrënë syfyr me nijet agjërim të kësaj dite.
3.Pastaj fal 2 ose 4 reqate Namaz, ose së paku lute Zotin në sexhde që të të jep prej të mirave të kësaj dhe asaj bote, dhe falendëroje për çdo të mirë që ta ka dhënë.
4.Para Namazit të Sabahut kaloe kohën me istigfar ( kërkim falje) ashtu që të regjistrohesh te Allahu prej atyre që kërkojnë falje prej Zotit të tyre në kohën e syfyrit.
5.Përgatitu 5 minuta para Namazit të Sabahut, dhe mendo se si largohen mëkatet prej trupit tënd me çdo pik të ujit të abdesit.
6. Pastaj thuaje lutjen pas abdesit.
7.Fale Namazin të Sabahut dhe qëndro në vendin ku u fale deri pas lindjes të diellit me 15 minuta.
8.Menjeherë pas selamit fillo me tekbiret.
9.Pasi që e fale Sabahun ti ende qëndron në Xhami deri në lindjen e diellit, lexon Kuran, e madhëron Allahun, e falendëron, dhe mos e harro dhikrin ( lutjet) e mëngjesit.
10.Pas lindjes të diellit fali 2 reqat Namaz që të fitosh shpërblimin i Haxhit dhe Umres së bashku me Muhamedin salallahu alejhi ve selem.
11.Ti qtash zgjedh nëse mundesh që të mos flesh gjat tërë ditës është më mirë. Mos e humb as një sekond !
Bëje dhikër Allahun, lutu sa më shumë, duke qenë i bindur se Allahu lutjet do t'i pranon.
12.Ose nëse dëshiron bën një orë gjum me nijet që Allahu të të forcon në adhurim.
13.Pastaj pasi që të zgjohesh prej gjumi fali së paku 4 reqat Namaz Duha, bë sa më shumë tekbire, lutje,dhikër, lexim të Kuranit, thuaj sa më shumë La ilahe ilallahu vahdehu la sherike leh lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kuli shejin kadir.
14.Fale Namazin të Drekës, thuaj tekbiret, madhëroje Allahun, lexo diçka nga Kurani...
15.Fale Namazin të Iqindis, thuaj tekbiret, madhëroje Allahun dhe thuaj lutjet e mbrëmjes.
17.Lexo Kuran deri para perëndimit të diellit me një orë përafërsisht, pastaj fillo me lutjet e tua me plot frikrespekt, duke kujtuar qëndrimin yt para të Madhit Zot- Mos harro të lutesh për vëllezërit musliman kudo që gjinden në botë , veqanërisht: SIRI,BURMA,PALESTIN.
18.Lutu aq shumë sa që me perëndimin e diellit të perëndojnë edhe mëkatet e tua, dhe të të bën Allahu prej banorëve të Xhennetit.
19.Allahu na përforcoftë në rrugën të vërtetë, dhe na i pranoftë neve dhe juve të gjithë veprat e mira.
20.Thret Ezani, e han iftarin, dhe mos harro se agjëruesit nuk i këthehet lutja.
●Mos më harroni në lutjet e juaja●
Hoxhë Sinan Rushiti 📣
❤️
👍
14