
Rukje ( Shërim me Kur'an )
June 7, 2025 at 03:48 PM
Magjia dhe ndikimi i saj ♨️
(Ndikimi i magjisë te të prekurit ndryshon nga personi në person ‼️)
Kjo për disa arsye, ndër to:
1️⃣ Lloji i magjisë
Magjitë e thjeshta ndryshojnë nga magjitë e rënda të lidhura me gjak menstruacionesh ose papastërti.
2️⃣Shumëllojshmëria e magjive
🔺 Personi që i është bërë magji e spërkatur një herë, për shembull, ndryshon nga ai që ka magji të spërkatur, të ngrënë, të varrosur dhe të lidhur me yjet apo kukullat.
🔺 Personi që i kanë bërë një herë dhe e kanë lënë, ndryshon
nga ai që ndiqet vazhdimisht nga magjistari ose kur magjistari është banor në të njëjtën shtëpi, duke i bërë magji ditë e natë.
3️⃣ Lloji_i_ndikuesit
Magjia e shërbyer nga një shejtan i zakonshëm ndryshon
nga ajo e shërbyer nga një magjistar me njohuri të thella... ose nga një mbret shejtan.
4️⃣Gjendja e të prekurit
Mund të jetë e njëjta magji dhe i njëjti magjistar, por... ndikon ndryshe te një person nga një tjetër.
Personi:
🔸 Me personalitet të fortë, ndikimi i magjisë dhe shfaqja e simptomave te ai është shumë më i vogël sesa te personi me personalitet të dobët.
🔸 Personi fetar dhe praktikues ndryshon nga ai që nuk falet.
🔸 Ai me psikologji të mirë dhe optimist ndryshon nga ai i dëshpëruar dhe pesimist.
🔸 Personi i dukshëm dhe i shumëpërfolur nga zilia e të tjerëve ndikohet nga magjia ndryshe nga ai që është i panjohur dhe i larguar.
Hoxhë Sinan Rushiti
https://whatsapp.com/channel/0029VarZWEB3WHTOzfqkWU3k
❤️
👍
4