
Përkujto se përkujtimi ju bën dobi besimtarëve
May 24, 2025 at 01:59 PM
Rëndësia e Namazit dhe Rreziku i Lënies së Tij
Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Vëllezër të nderuar!
Tema e sotme është një nga temat më madhore në fenë tonë: namazi – shtylla e dytë e Islamit dhe lidhja jonë e përditshme me Allahun. Do të flasim për rëndësinë e tij, si dhe për rrezikun e madh që paraqet lënia apo neglizhenca ndaj tij.
Pjesa 1: Argument nga Kur'ani
Allahu i Madhëruar thotë:
{فَخَلَفَ مِنْ بَعْدِهِمْ خَلْفٌ أَضَاعُوا الصَّلَاةَ وَاتَّبَعُوا الشَّهَوَاتِ فَسَوْفَ يَلْقَوْنَ غَيًّا * إِلَّا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا فَأُولَئِكَ يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ وَلَا يُظْلَمُونَ شَيْئًا}
(Merjem: 59–60)
“Pastaj pas tyre erdhën pasardhës që e humbën namazin dhe ndoqën epshet; ata do të kenë dënim të rëndë. Përveç atyre që pendohen, besojnë dhe bëjnë vepra të mira – ata do të hyjnë në xhenet dhe nuk do t’u bëhet padrejtësi.”
Pjesa 2:Argument nga Hadithi
I dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:
«إنَّ بيْنَ الرَّجُلِ وبيْنَ الشِّرْكِ والْكُفْرِ تَرْكَ الصَّلاةِ»
“Mes njeriut dhe shirkut e kufrit është lënia e namazit.” (Transmeton Muslimi, nr. 82 – Sahih)
Ky hadith është një paralajmërim i fuqishëm nga i Dërguari i Allahut. Ai tregon se namazi është kufiri ndarës mes besimit dhe mosbesimit.
Dobi dhe kuptime të hadithit
1. Namazi është bazë e fesë: Pas dëshmisë së besimit, namazi është shtylla më e rëndësishme e Islamit.
2. Lënia e namazit me mohimin e detyrimit(obligueshmërisë )të tij është kufër (mosbesim) me konsensusin (pajtimin) e dijetarëve.
3. Lënia e tij nga përtacia apo neglizhenca është kufër që të nxjerr nga feja, sipas shumë dijetarëve dhe është transmetuar konsensus i sahabëve për këtë.
4. Kush e fal nganjëherë dhe e lë nganjëherë, është nën kërcënimin e ndëshkimit(sipas disa dijetarëve)
Pjesa 4: Disa forma të lënies së namazit që konsiderohen rrezik
Lënia e tij plotësisht
*Moskujdesi dhe neglizhenca ndaj rregullsisë së tij
*Vonesat nga koha e caktuar
*Mospërmbushja e kushteve dhe shtyllave të tij
#thirrje për reflektim
Vëllezër dhe motra!
Mos e neglizhoni namazin. Ai është rruga e shpëtimit në këtë botë dhe në botën tjetër.
Mos lejoni që përtacia, angazhimet apo dëshirat e dynjasë t’ju largojnë nga kjo shtyllë e fesë.
#kush ka qenë neglizhent, le të #pendohet sot dhe të kthehet tek Allahu. Ai që ruan namazin e tij, le ta ruajë edhe më shumë dhe le t’i ftojë të tjerët në këtë rrugë të drejtë.
#lutje
O Allah, bëna prej atyre që e falin namazin në kohë, me përkushtim dhe sinqeritet. Na ruaj nga përtacia dhe mosrespektimi ndaj këtij adhurimi madhështor. Na e prano pendimin dhe na bën prej banorëve të xhenetit!
Amin!
Hoxhë Muharrem Jakupi
Na ndiqni në Whatsapp:
https://whatsapp.com/channel/0029Va9rTxd1CYoKUeB4Ms0m
Na ndiqni në Telegram:
https://t.me/perkujtim_vellazeror
❤️
1