Përkujto se përkujtimi ju bën dobi besimtarëve
Përkujto se përkujtimi ju bën dobi besimtarëve
June 5, 2025 at 03:07 AM
Allahu i Madhëruar thotë: {وَٱلۡبَٰقِيَٰتُ ٱلصَّٰلِحَٰتُ خَيۡرٌ عِندَ رَبِّكَ ثَوَابٗا وَخَيۡرٞ مَّرَدًّا (٧٦)} Surja Merjem, ajeti 76 (وَٱلۡبَٰقِيَٰتُ ٱلصَّٰلِحَٰتُ) – "Veprat e mira qëndrueshme (të mbetura)" janë përmendjet e Allahut dhe veprat e mira që i qëndrojnë njeriut edhe pas vdekjes. Sipas komentatorit el-Begavi: janë dhikret dhe veprat e mira që nuk zhduken, por mbeten për përfitim të njeriut. (El-Begavi, 3/105) Pyetja: Çfarë janë “el-baqijatu es-salihat”? Dhe pse quhen kështu? Përgjigje: "El-baqijatu es-salihat" janë veprat e mira dhe përmendjet e Allahut (si: SubhanAllah, Elhamdulilah, La ilahe il-lallah, Allahu Ekber, dhe Istigfari). Quhen kështu sepse ato mbeten, nuk zhduken me kalimin e kohës si pasuritë dhe kënaqësitë e kësaj bote, por mbeten të shkruara, ruajtura dhe të shpërblyera tek Allahu– në këtë botë dhe në botën tjetër. Pra, "el-baqijat" do të thotë "ato që mbesin", dhe "es-salihat" do të thotë "të mirat" – veprat që kanë qëndrueshmëri dhe vlerë të përhershme. Në fund, Allahu thotë se ato janë më të mira si shpërblim dhe më të mira për kthim – pra përfundimi dhe përfitimi prej tyre është më i madh dhe më i qëndrueshëm se çdo gjë tjetër. Hoxhë Muharrem Jakupi Na ndiqni në Whatsapp: https://whatsapp.com/channel/0029Va9rTxd1CYoKUeB4Ms0m Na ndiqni në Telegram: https://t.me/perkujtim_vellazeror

Comments