
Përkujto se përkujtimi ju bën dobi besimtarëve
June 11, 2025 at 03:11 PM
Allahu i Madhëruar thotë:
“(Dhe ka të dërguar që nuk t’i kemi rrëfyer ty(O Muhammed)”
(Që do të thotë: Allahu ka dërguar edhe pejgamberë të tjerë, por nuk i ka përmendur në Kuran.)
✨ Reflektim mbi kuptimin:
Sa e sa njerëz të mirë, të sinqertë, të devotshëm, kanë jetuar dhe kanë vdekur duke qenë ndër më të dashurit tek Allahu, por askush nuk ka dëgjuar për ta, nuk janë përmendur e as nuk janë bërë të njohur.
➡️ Fama nuk është kriter i vlerës apo i pranimit tek Allahu.
Njeriu mund të jetë i panjohur për njerëzit, por i afërt dhe i dashur për Zotin.
📌 Mësimi:
Mos u shqetëso nëse nuk të shohin njerëzit, por përpiqu që të të shohë Allahu i kënaqur me ty.
Sepse "të jesh i fshehur me sinqeritet është më mirë se të jesh i njohur me hipokrizi."
Siç ka thënë një nga të parët tanë të mirë:
"Kënaqësia e njerëzve është një qëllim që nuk arrihet kurrë, por kënaqësia e Allahut është një qëllim që nuk duhet lënë kurrë."
Hoxhë Muharrem Jakupi
Na ndiqni në Whatsapp:
https://whatsapp.com/channel/0029Va9rTxd1CYoKUeB4Ms0m
Na ndiqni në Telegram:
https://t.me/perkujtim_vellazeror
❤️
1